5 veshje elegante që ju bëjnë të dukeni më të gjata!

Femrat e shkurtra zakonisht ankohen dhe duan të jenë më të gjata. Nuk është se femrat e gjata kanë diçka më shumë se ato, thjesht është fiksimi për tu dukur më e gjatë.

Por nëse ju doni të dukeni më të gjata duhet që t’i kushtoni vëmendje edhe rrobave që zgjidhni për të veshur. Veshja ka rolin kryesor në paraqitjen tuaj, për këtë arsye duhet të zgjidhni veshjet e duhura që i përshtaten trupit dhe stilit tuaj.

Dritare.net ka sjell 5 veshjet që do ju bëjnë të dukeni pak më gjata, ato janë shumë të bukura dhe shpresojmë që ju t’i kushtoni rëndësi.

1. Zgjidhni veshje njëngjyrëshe.

Jo vetëm që janë bërë trend këtë sezon, por veshjet njëngjyrëshe ju bëjnë më të gjata pasi nuk e ndajnë trupin në linja.

LEXO DHE :  Ju tregoj një sekret publik: Urat tona janë në dorë të Zotit

2. Pantallona me bel të lart

Zakonisht xhinset me bel të lartë i tregojnë këmbët më të gjata dhe njëkohësisht e tregojnë mesin tuaj më elegant.

3. Vishni rroba me vija

Nëse ju vishni një palë pantallona me vija vertikale me siguri do dukeni më të gjata.

4. Taka nude

Takat nude i bëjnë këmbët tuaj shumë joshëse sidomos ato që afrohen me ngjyrën e lëkurës tuaj.

5. Mbani çanta të vogla

Jeni të shkurtra dhe nëse mbani një çantë si thes do dukeni skandal. Për këtë arsye çantat e vogla janë zgjedhja më e mirë./D.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.