5 ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit

Kohët e fundit njerëzit po vuajnë shumë nga artriti. Simptomat e artritit janë ngurtësi, dhimbje, ënjtje dhe inflamacion të kyçeve. Bazuar në një studim të kohëve të fundit, rreth 23% e të rriturve vuajnë nga ky problem. Është e rëndësishme që të kryhen vizita te mjeku specialist, por veç vizitës dritare.net ju sugjeron të hani dhe disa ushqime që do ju lehtësojnë dhimbjet. Për shembull ju duhet të hani:

1. Peshk të yndyrshëm

Image result for fatty fish

Peshqit si salmoni apo merluci janë të njohura gjerësisht për vlerat e tyre ushqyese. Shumica e përfitimeve vijnë nga yndyra e tyre e shëndetshme, ose omega-3, që mbron trupin nga inflamacioni. Rrjedhimisht, një dietë e pasur me peshq të yndyrshëm ndikon pozitivisht në artrit.

2. Erëza pikante

Image result for spices

Xhenxhefil, hudhër apo produktet të tjera pikante do të ulë inflamacionin e kyçeve. Hudhra për shembull, bllokon enzimat që përkeqësojnë qelizat. Pas një prove të realizuar, 63% të prekur me artrit thanë që kishin ndjerë përmirësim të artritit. Erëzat pikante jo vetëm shtojnë shijen në ushqim, por edhe ndihmojnë që të keni kyçe të shëndetshëm.

LEXO DHE :  Protesta e studentëve, leksion për të gjithë mbi rregullat e demokracisë

3. Brokoli

Related image

Brokoli sjell shumë përfitime në shëndet, njëra prej të cilave është ulja e inflamacionit. Substanca ‘sulforphane’ që përmban brokoli, bllokon një qelizë që përhap zhvillimin e artritit.

4. Qershitë

Image result for qershi

Frutat me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë janë të mbushura me elementë që ulin dhimbjet inflamatore, sidomos qershitë. Kjo është arsyeja pse qershitë e athëta janë të mira për të luftuar sëmundjen e përdhesit. Qershitë ose i hani siç janë, ose pini lëngun e tyre.

5. Spinaq

Image result for spinach

Zarzavatet me gjethe janë shumë të mira për shëndetin.  Perimet e tilla si spinaqi, janë plot vitamina e minerale. Prania e vitaminës D, ndihmon në thithjen e kalciumit, kështu do forcojë eshtrat dhe nyjet.  Përveç kësaj, vitamina D rrit sistemin imunitar, duke siguruar një mënyrë tjetër përfitimi shëndetësor, veç lehtësimit të dhimbjeve të artritit./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.