5 sinjale të fshehta që tregojnë se martesa juaj është drejt divorcit
Dritare.net
Lexojini më poshtë!
1. Ju flisni, por nuk komunikoni
Komunikimi juaj nuk duhet të jetë domethënës ditë për ditë, por është shqetësuese kur nuk flisni me bashkëshortin përveç gjërave që nuk janë shumë të rëndësishme në martesën tuaj. Nëse kjo po ndodh me ju, tregon se martesa juaj është drejt fundit. Mos harroni që komunikimi nuk është vetëm të flasësh.
2. Nuk dëshironi të keni fëmijë
Ju mbase keni diskutuar mbi temën e të pasurit fëmijë para se të martoheshin, por më vonë kjo dëshira ju ka ikur. Nëse kur jeni të martuar mendoni se një fëmijë do të shkatërrojë karrierën tuaj, apo bashkëshorti nuk do ju dojë më pas lindjes së një fëmije, tregon se martesa juaj po kalon momente jo të këndshme. Fëmijët janë pjesë e rëndësishme e një martese dhe tregojnë qëndrueshmëri në marrëdhënie.
3. Shpenzoni gjithnjë e më pak kohë sëbashku
Në një martesë, nuk është e thënë të qëndroni bashkë 24/7 për të qenë të lumtur. Por e pakta të kaloni kohën e lirë bashkë, është e rëndësishme. Nëse ju çdo ditë e më shumë po kaloni më pak kohë me partnerin, do të thotë që martesa juaj është drejt divorcit.
4. Nuk mundoheni të përmirësoni martesën
Në një martesë normale, dy bashkëshortët bëjnë përpjekjet të njëjtë për të përmirësuar marrëdhënien e tyre. Nëse ju nuk keni dëshirë më që të luftoni për martesën tuaj, apo bashkëshorti juaj bën një gjë të tillë, kjo tregon se interesi ka rënë. Diçka ka humbur, dhe martesa juaj mund të shkojë në divorc.
5. Nuk keni respekt për njëri-tjetrin
Gjithmonë rënia e respektit vjen me gjëra të vogla. Fillimisht janë ankesat, pastaj kritikat, dhe më pas mosrespektimi i partnerit/es. Kjo nuk ndodh brenda ditës, por gradualisht respekti bie. Dhe kur mungon respekti në një marrëdhënie, fundi i saj dihet./E.B-dritare.net