5 sekretet e bukurisë që mund t'ia vidhni, 45- vjeçares Aishwarya Bachchan
Dritare.net
Pini shumë ujë: Aishwarya zbuloi në një intervistë me një revistë mode, që sekreti i lëkurës së saj të re, është vetëm uji. Ajo beson se hidratimi është çelësi për ta ruajtur lëkurën dhe për ta bërë të duket gjithmonë bukur.
Qëndroni larg ushqimeve të shpejta: Aishwary dëshiron të konsumojë ushqim të shëndetshëm. Edhe pse me kaq shumë angazhime gjatë çdo dite ajo nuk konsumon ushqime të shpejta, ushqime të thata, por gatuan vetë ushqime në shtëpi dhe i pëlqejnë më shumë sesa një vakt në restorant. Tregohuni edhe ju të kujdesshme në këtë aspekt.
Masazhe : Aishwarya ka zbuluar gjatë një interviste në vitin 2015 një pikë tjetër të fortë që e aplikon shpesh është masazhi. Ajo beson se vajrat aromatikë si për shembull druri i sandalit, e zbusin shumë lëkurën. Gjithashtu ajo përmend se ka edhe disa bimë të tjera që ndihmojnë për një pamje sa më perfekte siç janë kamomili dhe livando për të lehtësuar stresin, ankthin dhe pagjumësinë, rozmarina për të qenë sa më të qetë, si dhe limoni për të mbajtur larg infeksionet.
Për një lëkurë të shëndetshme ajo ka përdorur një formulë indiane të vjetër që është testuar kohët e fundit për një lëkurë të bukur. Është një masë e përgatitur nga përzierja e miellit, me qumësht, gjizë, shafran indie dhe mjaltë. Këtë masë aplikojeni në fytyrë dhe lajeni pas pak minutash. Do shikoni që lëkura juaj do jetë më e bukur, e butë dhe më e shndritshme.
Kujdesi i flokëve: Po në intervistën e vitit 2015 ajo zbuloi edhe maskën më të mirë për kujdesin ndaj flokëve. Aishwarya tha se për flokë të shëndetshme ka aplikuar masazhe shumë të thjeshta me vaj kokosi, vaj ulliri dhe vaj bajamesh, pa lënë mënjanë edhe trajtime të tjetra të flokëve të bëra me vezë, vaj ulliri, qumësht dhe mjaltë, majonezë dhe avokado.
Aishawarya beson se çdo grua mund të ketë bukuri të shëndetshme. Ajo e ndjen se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndihet e lumtur të dukesh bukur dhe se bukuria e vërtetë vjen nga ajo që ndien brenda. Aishawarya më 1 nëntor festoi 45-vjetorin dhe nuk ngjan aspak me një grua të moshës së saj. Dritare.net përmes historisë frymëzuese të kësaj 45-vjeçare ju sugjeron të gjitha grave të bëjnë më shumë për veten, t’i kushtojnë disa minuta bukurisë të shëndetshme sepse do ndiheni më mirë. Ju sigurojmë se ky artikull do ju ndihmojë të frymëzoheni nga Aishawarya./A.C/dritare.net