5 produktet që patjetër duhen mbajtur në frigorifer

Djathi dhe mishi duhen mbajtur në frigorifer, kjo është mese normale. Por për produktet e tjera , a e dini saktësish se ku duhen mbajtur? Dritare.net, në këtë artikull do ju tregojë 5 produktet që patjetër duhet t’i mbani në frigorifer. Ja cilat janë!

1. Vezët

Image result for eggs in fridge

Ka dilema se ku duhen mbajtur vezë, në raft apo frigorifer, por e mira e të mirave është të mbahen në frigorifer. Mos veproni si supermarkete që i mbajnë jashtë frigoriferit, sepse ata kanë një arsye pse e bëjnë një gjë të tillë. Ata i mbajnë në raft, sepse kur ju t’i blini të mos prishen.  Nëse kanë qenë në frigorifer dhe dalin jashtë saj, dhe përsëri futen në frigorifer, do prishen. Sidoqoftë, ju vezët duhet t’i mbani në frigorifer, kështu do ju jepni baktereve  më pak mundësi për t’u rritur dhe veza duhet të jetë e thatë, para se të futet në frigorifer.

2. Majoneza

Image result for mayonnaise in fridge

Edhe majoneza në supermarkete mbahet në rafte, kjo sepse ajo është e mbyllur hermetikisht dhe asnjë bakter nuk mund të futet brenda. Por kur hapni kavanozin e majonezës, shanset që bakteret të futen brenda saj janë të mëdha. Për këtë arsye majoneza duhet mbajtur gjithmonë në frigorifer.

LEXO DHE :  Sulmi në xhami/ Kabineti i Zelandës së Re mbështet ndryshimin e ligjit për armët

3. Qumështi afatgjatë

Image result for milk in fridge

Qumështi afatgjatë quhet i tillë deri në momentin para hapjes së tij. Në momentin që ju hapni në kuti qumësht, shumë shpejt ai do prishet. Kjo është arsyeja pse ky lloj qumështi duhet mbajtur gjithmonë në frigorifer, dhe ta pini brenda 5 ditësh.

4. Ketchup domatesh

Image result for ketchup

Nëse po e mbani ketchup-in në raft të kuzhinës, shkoni menjëherë dhe futeni në frigorifer. Salca e domates përmban pak kripë dhe prishet shumë shpejt, madje të krijojë myk. Dritare.net ju sugjeron ta mbani gjithmonë në frigorifer.

5. Shurup panje

Image result for Shurup panje

E përdorni shurupin e panjës? Nëse po, mbajeni në frigorifer. Nëse e mbani në raft, shurupi mund t’ju ikë dëm, sepse do myket. I ftohti i frigoriferit do e ruajë të freskët dhe nuk do lejojë që të prishet./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.