5 pjesët e trupit që zbulojnë karakterin e njeriut

 

Të gjithë duam të jemi të bukur, të kemi një paraqitje perfekte, por në fakt çdo gjë bazohet në ADN-në tonë. Disa studime sugjerojnë se gjenetika mund të përcaktojë shumë gjëra për të ardhmen tonë dhe mënyrën se si e perceptojmë botën përmes gjeneve tona,informon dritare.net.

Dritare.net ju sjell sot në këtë artikull 5 studime shkencore rreth pjesëve të trupit që përcjellin disa d pëomethënie interesante për personalitetin tonë.

Forma e hundës

Çdo njeri në botë ka formë të veçantë dhe unike të hundës. Nga disa studiues format e hundëve janë kategorizuar në 14 lloje.   Njerëzit me hundë të gjatë janë shumë ambiciozë në jetën e tyre profesionale dhe janë njerëz shumë punëtorë. Njerëzit me hundë të mprehtë mund të bëjnë  këshillues të mirë financiar, sepse ata kanë tendencë t’i trajtojnë paratë e tyre me shumë mençuri.Njerëzit me hundë të madhe janë njerëz që  shpenzojë para vend e pa vend. 

Ngjyra e syve 

Sipas disa studiuesve personaliteti dhe struktura e syrit janë të lidhura me lobin frontal të trurit që është përgjegjës për formimin e personalitetit tonë, informon dritare.net Njerëzit me sy të mëdhenj ngjyrë kafe janë lider të lindur dhe individë shumë inteligjentë.Njerëzit me sy kafe të errët janë misteriozë.Njerëzit me sy blu kanë shumë forcë të brendshme dhe  kanë tendencë të jenë shumë konkurrues.Njerëzit me sy blu të errët janë të fortë fizikisht por të ndjeshëm emocionalisht.
Forma e syve

Kur shikoni dikë, arrini të kuptoni nga sytë e tij, gjendjen emocionale në të cilën është . Por nuk mund të kuptoni gjithçka nga tiparet e personalitetit.

LEXO DHE :  Dita e 8 e protestës, nis grumbullimi i studentëve

Njerëzit me sy të gjerë tentojnë të jenë më shprehës dhe emocional në jetën e tyre personale.

Individët me sy të mëdhenj kanë tendencë të jenë të hapur, inteligjent dhe miqësor.

Sytë në formë bajameje tregojnë pasion dhe romancë.

Buzët

Buzët  zbulojnë shumë gjëra për personalitetin e një njeriu. Buzët tregojnë anën tuaj emocionale, informon dritare.net.

Njerëzit me buzë normale që nuk kanë tipare të ekzagjeruara, janë të pavarur në marrëdhëniet e tyre, vlerësojnë dashurinë, por nuk e pëlqejnë dramën.

Ndërsa njerëzit me buzë më të mëdha kanë tendencë të jenë shumë të edukuar ndaj të tjerëve.

Njerëzit që kanë buzë të gjata kanë tendencë të jenë bujarë.Njerëzit me buzë të holla janë më konkurrues, por të vetmuar 

Gishtat

A ju ka bërë ndonjëherë pështypje pse gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues?  Nëse gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues, kjo do të thotë që ju jeni një individ shumë simpatik dhe keni prirje të merrni më shumë rreziqe përsipër,si në jetën tuaj personale edhe profesionale, informon dritare.net.

Nëse gishti juaj tregues  është më i gjatë se gishti i unazës, kjo do të thotë që ju jeni lider i lindur. Por nëse gishti i unazës dhe gishti tregues kanë të njëjtën gjatësi, kjo do të thotë që ju jeni një komunikues i mirë dhe ju dini se si të mbani ekuilibrin./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.