5 përfitimet nga vitamina C që duhet t’i dini
Dritare.net
Sipas Blaz Reu, PHD, një studiues kryesor i vitaminës C dhe drejtor i Institutit Linus Pauling në Oregon State University në Corvillas, vitamina C është e nevojshme për jetën dhe shëndetin. Pse? Sepse qelizat tuaja kanë nevojë, për ta bërë më mirë punën e tyre, plus që ka edhe veti antioksidante, për t’i mbrojtur qelizat nga dëmtimet. Trupi juaj nuk prodhon vitaminë C prandaj dritare.net ju sugjeron që të pini nga një gotë lëng portokalli dhe do t’ju bëjë mirë për shëndetin.
Dritare.net sjell për ju disa të dhëna të cilat na nevojiten për të ditur se çfarë përfitojmë ne nga vitamina C dhe çfarë lufton kjo!
1. Konsumoni Vitaminë C pasi ndihmon në humbje të peshës
Nëse pini nga një gotë me lëng portokalli nuk ju bën keq, përkundrazi ju bën shumë mirë. Ju që mezi prisni t’i hiqni ato kilet e tepërta, ja ku e keni një mundësi të shëndetshme dhe duhet ta shfrytëzoni. Sipas gazetës së Kolegjit Amerikan të Ushqimit, vitamina C djeg rreth 30 për qind të yndyrës të akumuluar në trupin tuaj.
2. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Disa studime epidemiologjike dhe vëzhguese kanë gjetur dhe zbuluar se, vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, ul presionin e gjakut etj.
"Vitamina C përmirëson funksionin e qelizave të gjakut dhe përmirëson relaksimin vaskular", -thotë Frei, një studiues i vitaminës C,informon dritare.net
3. Vitamina C mbron lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit
“Vitamina C mund të ulë rrezikun e prekjes nga melanoma”,- thotë një studim vëzhgimor në gazetën ndërkombëtare për Vitaminën dhe Studimin e të Ushqyerit.
Frei paralajmëron se: “Nuk kemi një informacion të qartë se si sillet vitamina C në lëkurë, por ajo që dimë është se ju mbron nga rrezet e diellit dhe nëse konsumohet në kohën e duhur dhe vazhdimisht ju mbron nga skuqja e diellit.”
4. Zvogëlon inflamacionin
Inflamacioni është reagimi i trupit tuaj ndaj stresit, ndotjes, i cili krijon radikale të lira dëmtuese qelizore. Vitamina C lufton këto radikale të lira, duke ndihmuar trupin tuaj të shërohet nga inflamacioni që ai përjeton çdo ditë, informon dritare.net
5. Lufton kancerin
Një nga përfitimet më të rëndësishme të vitaminës C është edhe, efekti i mundshëm i luftimit të kancerit. Studimet nga Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë zbuluar se vitamina C mund të përmirësojë efektin e kimioterapisë në qelizat e kancerit, sidomos në kancerin e pankreasit. Kjo terapi është në provat klinike të fazës II, prandaj shumë shpejt mund të kthehet edhe në një praktikë standarde në luftimin e kësaj sëmundjeje. Studime të tjera kanë zbuluar se konsumimi vitaminës C përmirëson cilësinë e jetës për pacientët me kancer./Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.ne