5 mënyra të thjeshta si të shmangni gripin në dimër

Askush nuk do që në dimër të ketë sekrecione nga hundët, një kollë të bezdisshme, apo edhe. Për këtë arsye, dritare.net do ju tregojë 5 mënyra si të shmangni gripin në dimër.

1. Bëni vaksinën e gripit

Koha më e mirë për të bërë vaksinën e gripit është sapo të jetë e disponueshme në qytetin ku ju banoni. Por edhe nëse nuk e merrni në kohë, dritare.net ju sugjeron ta bëni më vonë. Të gjithë moshat  preken nga gripi sezonal, prandaj është mirë ta parandaloni me vaksinë.

2. Lani duart

Lani duart sa më shpesh të mundeni . Viruset shkaktojnë grip , ndodhen në ajër. Nëse dikush është me grip dhe qëndron disa kohë pranë jush, me shumë gjasa ditën tjetër ju do jeni me grip. Për të shmangur këtë gjë, dritare.net ju sugjeron të lani vazhdimisht duart, pasi viruset janë ngado. Nëse nuk keni gjatë gjithë kohës sapun dhe ujë, merrni një pastrues duarsh me alkool.

LEXO DHE :  Google: Ja 10 gjërat më të kërkuara për 2018!

3. Përdorni peceta letre, pastaj hidhini ato

Asnjëherë mos mbani peceta letre ne xhep, nëse i keni përdorur njëherë. Gjithmonë hidhini ato në kosh, pasi kanë shumë viruse gripale.

4. Shmangni kontaktet 

Nëse shikoni që pranë jush keni ndjerë me grip, përshëndetini nga larg. Nëse jeni vetë të sëmurë, qëndroni në shtëpi, pasi rrezikoni ta përhapni gripin tuaj dhe te të tjerët. Kur kolliteni, teshtini, mbulojeni gojën dhe hundën me një pecetë letre, ose me mëngë trikoje.

5. Praktikoni zakonet e mira shëndetësore

Kur themi zakone të mira shëndetësore, e kemi fjalën për gjumë të plotë, jetë aktive, menaxhim stresi, pini sa më shumë lëngje dhe hani ushqime të pasura me vlera ushqyese./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.