5 këshilla të thjeshta pastrimi që shtëpia juaj të shkëlqejë
Dritare.net
Dritare.net gjithmonë ju sjell këshilla, dhe sot në këtë artikull ju sjell 5 këshilla se si të pastroni më shpejt shtëpinë.
Këto këshilla do t’ju ndihmojnë shumë prandaj dhe dritare.net ju sugjeron ti aplikoni kur pastroni shtëpinë tuaj.
Pluhuri në cepat e vështirë
Pastruesit me vakum kanë shumë pajisje shtesë për ta bërë procesin më të lehtë, por gjithsesi nuk arrijnë të thithin pluhurat deri në cepat më të vështirë. Në këtë rast, ju mund të përdorni një send shtëpiak, një tub i letrave higjienike është ide e përkryer.
Mobilie të vjetra prej lëkure
Ju mund t’ju jepni jetë mobileve të vjetra prej lëkure thjesht duke aplikuar bojë këpucësh në të. Më pas do të shikoni se të gjitha gërvishtjet apo shenjat do të zhduken.
Njollat në tapet
Akulli është ilaçi më i mirë për të pastruar tapetin, kur padashur mund të krijohen njolla nga papastërtitë në tapet. Lëreni gjithë natën akullin të shkrijë dhe në mëngjes do të shikoni se tapeti do të jetë si i ri.
Pastrimi i rafteve të kuzhinës
Në mënyrë që të pastroni sipërfaqet me vaj në kuzhinë si kabinete, dorezat, vendi ku ju gatuani dhe kështu me radhë, mjafton të përzieni vaj kokosi dhe sode buke. Vendosni përzierjen në vendin e ndotur dhe fshijeni me një sfungjer ose një leckë. Ju mund të përdorni edhe një furçë dhëmbësh për të hyrë hapësirat më të ngushta.
Njollat e vajit në tapet
Nuk ka njeri që nuk mund ta ketë bërë pis tapetin të paktën vetëm njëherë me vaj.
Ju mund të përdorni sode buke, një lëng të zakonshëm për larjen e enëve dhe uthull për të hequr qafe këto njolla. Rekomandohet t’i aplikoni të gjitha këto mënyrë për t’ia dalë mbanë me pastrimin, dhe pasi t’i provoni do të na besoni./A.C/dritare.net