5 këshilla për të pasur peshqirë të butë
Dritare.net
Dritare.net ka sjellë për ju, 6 këshilla se si të keni peshqirë të butë.
- Cilësia
Për disa artikuj që ju i blini, nuk ka nevojë nëse janë të shtrenjtë apo të lirë. Por për peshqirët? Këtu nuk duhet të shohim farë nëse janë të lirë apo të shtrenjtë, por duhet ë shohim cilësinë që ai ka. Megjithëse pambuku kushton, është copa më e mira dhe e duhura për lëkurën tuaj, informon dritare.net
- Zbutësi i rrobave
Ju mund t’i hidhni shumë zbutës rrobave tuaja ku i hidhni në lavatriçe, por nuk e bëni. Pse? Sepse është e dëmshme. Zbutësit e rrobave, dëmtojnë fibrat dhe krijojnë një cipë të ashpër te rrobat dhe për më tepër te peshqirët. Ju duhet të përdorni më pak zbutës dhe peshqirët tuaj do të jenë të butë.
- Hekurosja
Hekurosja mund të duket sikur i bën peshqirët tuaj të butë në fillim, por më vonë ju do kuptoni se i keni dëmtuar ato fibrat, që e mbajnë atë të butë. Ju nuk keni pse t'i hekurosni, thjesht palosini në mënyrën e duhur dhe ata do të qëndrojnë të butë.
- Zhytini në ujë
Përpara se t’i lani në lavatriçe peshqirët tuaj, dritare.net ju sugjeron t’i futni ata në ujë me limon, uthull molle. Pastaj i lani normalisht dhe ata do të jen krejtësisht të butë.
- Tharja
Tharja e peshqirëve në lavatriçe, mund të duket e mirë, e shpejtë dhe ju mendoni se ata qëndrojnë të butë, por e keni gabim.
Ata dëmtohen shumë dhe ju do të detyroheni të blini të tjera. Më mirë i nxirrni në erë dhe ata do të thahen me ngadalë, duke u shkundur. Kur t’i merrini nga teli, ata do të jenë më të butë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net