5 këshilla kozmetike dhe flokësh që do ju bëjnë më të reja
Dritare.net
Dritare.net në këtë artikull sot ju sjell disa rekomandime të artistëve të makeup-it dhe stilistëve të flokëve, këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të dukeni disa vite më të reja pa operacione plastike.
Përdorni ngjyra të ngrohta për sytë
Të gjitha gratë e dinë shumë mirë se flokët e drejta i bën ato të duken më të reja, dhe e kanë aplikuar këtë lloj metode. Por në fakt ka disa gjëra që duhen marrë parasysh.
Nëse ju jeni bionde, duhet të bëni shumë kujdes sepse do të dukeni më e vjetër sesa jeni. Prandaj qëndroni gjithmonë te ngjyrat natyrale sepse nuk do ju zhgënjejnë.
Nëse nuk jeni të vendosura për ti bërë flokët bionde, duke menduar se ky ndryshim do të jetë shumë drastik, atëherë zgjidhni ngjyra më të ngrohta, çokollate, që do të duken normale. Por më parë siguroheni që ngjyra e flokëve t’ju përputhet me lëkurën, përndryshe flokët nuk do ju duken natyralë.
Ngjyra e flokëve në raport me sytë
Mundohuni që në fytyrë mos keni kontraste që do ju bëjnë të dukeni vërtet keq. Nëse keni flokë të errët, normalisht që do përdorni edhe makeup të errët, por mundohuni të kuptoni cila ngjyrë përshtatet me lëkurën tuaj.
Nëse flokët i keni në ngjyra të lehta, atëherë për fytyrën përdorni ngjyra dy herë më të errëta se flokët. Gratë me flokë të zinj ose kafe kanë më pak probleme, sepse flokët e tyre janë tashmë të errët dhe ajo çfarë duhet të bëjnë është vetëm që të lyejnë qepallat e syve me një laps të zi dhe asgjë më shumë.
Përdor laps për buzët, por mos e tepro shumë
Me kalimin e moshës, disa grave ju hollohen shumë buzët. Disa gra e zgjidhin këtë problem me operacionet plastike, e ca të tjera përmes kozmetikës.
Gjëja kryesore këtu është që të mos e teproni, përndryshe do të përfundoni me një pamje qesharake.
Flokë voluminoze apo të drejta?
Edhe pse flokët e drejtë e bëjnë një grua të duket më e re, flokët gjithmonë të japin përshtypjen sikur janë me yndyrë dhe të palara.
Nëse keni dëshirë të keni flokë kacurrela, mjafton t’i prisni rreth supeve, dhe do të jenë fantasike. Flokët më të shkurtra pranë fytyrës do t’ju ndihmojnë të dukeni më të reja.
Zbardhimi i dhëmbëve
Edhe nëse keni pasur dhëmbë të bardhë e me shkëlqim gjatë fëmijërisë tuaj, ata do të humbasin bardhësinë e tyre me moshën për shkak të produkteve që hamë. Por dhëmbët e bardhë gjithmonë duken tërheqës dhe hulumtimet kanë provuar se një buzëqeshje e bardhë ndihmon një person të duket 5 vjet më i ri. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje shkëlqimit të buzëqeshjes suaj.
Por sipas eksperteve pretendohet se bardhësia natyrale është shumë herë e mirë se zbardhimi i tepruar./A.C/dritare.net