5 gjërat që mund të pastroni me vajin e ullirit!
Dritare.net
Të gjithë ne në shtëpi kemi ruajtur nga një shishe vaj ulliri për të gatuar. Përveçse i bën makaronat super të shijshme, ose sallatën, ai mund të na ndihmojë edhe për të pastruar disa gjëra.
Dritare.net ka sjellë për ju gjërat që mund të pastroni me vajin e ullirit.
- Çelikun, ose inoksin
Nëse enët tuaja prej çeliku ose inoksi janë të papastra dhe ju nuk doni ta dëmtoni sipërfaqen e tyre, më mirë do ishte t’i pastroni me vaj ulliri. Merrni një pecetë, hidhni pak vaj dhe i pastroni enët tuaja. Ne ju sigurojmë që ato nuk do të dëmton, sugjeron dritare.net
- Lëkurën
Nuk e kemi fjalën për lëkurën e trupit, jo, por për karriget ose divanet prej lëkurë. Nëse keni menduar t’i hidhni, pasi janë shumë të pista, prisni, mos e bëni! Merrni pak vaj ulliri dhe i pastroni, ato do të bëhen si të reja, këshillon dritare.net
- Dollapët në kuzhinë, ose çdo gjë tjetër prej druri
Nëse keni mobilie prej druri në shtëpi, ju mund t’i pastroni ato lehtësisht me vajin e ullirit. Përveçse nuk do të dëmtohen, ato do të jenë edhe të pastra.
- Argjendin
Të gjithë e dimë, se ka raste kur argjendi nxihet. Edhe vaji i ullirit është më i miri për këtë punë. Merrni një leckë të butë, hidhni vajin e ullirit dhe fshini me të bizhuteritë e argjendit, ose edhe të tjera.
- Tiganët
Mos vallë te tigani juaj prej çeliku ka mbetur pak ushqim dhe nuk largohet? Epo mos u shqetësoni, dritare.net ka një zgjidhje edhe për këtë problem! Merrni një sfungjer dhe hidhni pak vaj ulliri. Më pas pastroni sipërfaqen e tiganit tuaj. Nuk do të zhgënjeheni!./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net