5 fakte rreth ushqimeve që nuk i keni ditur asnjëherë
Dritare.net
Dritare.net ka zbuluar disa sekrete për ushqimet, që ju asnjëherë nuk i keni besuar.
Një kafe ka kafeinë sa një makiato
Njerëzit zakonisht mendojnë se ekspresi përmban kafeinë më të madhe se një makiato. Por në fakt edhe makiato apo një kafe latte kanë sasi të njëjtë të kafeinës.
Frutat dhe ëmbëlsirat duhet të hahen në sasi të limitura.
Është shumë mirë që frutat t’i hani vetëm në mëngjes, dhe sugjerohet që të qëndroni larg konsumit të sheqerit dhe ushqimeve të pjekura pas dreke.
Buka e thekrës është më e shëndetshme se buka e bardhë.
Shumë njerëz janë të sigurt se produktet e bëra nga mielli i bardhë janë shumë të shëndetshme, por në fakt për ata që duan të bien në peshë duhet të konsumojnë, bukën e thekrës.
Dallimi kryesor është se mielli i thekrës ka më shumë karbohidrate, dhe kështu ndikon për shëndetin tuaj më të mirë.
A është vaji i ullirit më i shëndetshëm se vaji i lulediellit
Ekspertët pohojnë se çdo lloj vaji është i shëndetshëm nëse konsumohet në sasi të kufizuar, jo më shumë se 30g në ditë. Ato përmbajnë acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjet e sistemit kardiovaskular.
Makaronat dhe patatet dëmtojnë formën e trupit.
Në të vërtetë nuk është aq e frikshme sa mund të duket. Patatet përmbajnë kalium, magnez dhe hekur. Megjithatë, ka disa gjëra që duhen mbajtur mend. Mos e teproni me kaloritë e shtuara përmes salsave të ndryshme që shoqëroni patatet e skuqura.
Makaronat e grurit përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe fibra të dobishme e të shëndetshme dhe kanë më pak niseshte dhe yndyra./A.C/dritare.net