5 fakte pse vera e kuqe është e shëndetshme për trupin tuaj!
Dritare.net
Sipas një dietologu vera e kuqe përmban antioksidantë, veçanërisht polifenolët që sigurohen nga rrushi. Polyphenols përmirësojnë funksionimin e zemrës dhe presionin e gjakut, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Dritare.net sot në këtë artikull do të ju tregojë disa fakte se pse duhet të konsumoni verën e kuqe.
Mund të parandalojë dëmtimin e dhëmbëve
Në një studim të vitit 2014 hulumtuesit zbuluan se vera e kuqe vret bakteret në organizmin tuaj.
Vera ju mban larg alergjive
Tingëllon çuditshëm, sepse mund të ketë dhe njerëz që kanë alergji apo dhe nuk mund të pinë alkol, por është vërtetuar se vera e kuqe ju mbron nga alergji të ndryshme. Në 80 studime të realizuara, studiuesit sugjerojnë se flavonoidet, një antioksidant që gjendet në verën e kuqe, mund të zvogëlojë simptomat e alergjisë dhe astmës. Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto gjetje.
Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit
Nëse deri më tani keni dëgjuar dhe menduar fjalë jo të bazuara diku se vera, ose alkooli ndikon negativisht për shëndetin tuaj, sipas një studimithuhet se vera e kuqe ju mban larg depresionit. Pa e tepruar, por brenda limiteve një ose dy gota verë do e ndihmojnë sistemin tuaj nervorë për të qenë më i shëndetshëm.
Mban sheqerin në gjak nën kontroll, nëse keni diabetin e tipit 2
Në një studim të vitit 2015 të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, shkencëtarët caktojnë 224 pacientë me diabet tip 2 në një nga tre grupet. Grupi i parë u udhëzua për të pirë 5 gota verë të kuqe në darkë. E dyta duhej të pinte pesë gota verë të bardhë. Grupi i fundit duhet të pi ujë mineral. Deri në fund të studimit, studiuesit zbuluan se vera kishte kontroll më të mirë të sheqerit në gjak sesa ata që kanë konsumuar vetëm ujë. Nëse dëshironi të jeni sa më të shëndetshëm dritare.net ju sugjeron që të zbatoni njërën nga këto rregulla të mësipërme varësisht trupit tuaj. Sonte Shën Valentin, është mundësia më e mirëc për ta nisur me një gotë verë të kuqe./A.C/dritare.net