Shikoni më poshtë si përfiton fëmijë nga zemërimi!
1. Fëmija mëson si të menaxhojë situatat zhgënjyese
Shpeshherë ndodh që fëmijët të mërziten kur dëgjojnë një “jo” nga prindërit e tyre. Ndërkohë që ju prisni që fëmija t’ju bindet, ai refuzon. Këtë gjë ju nuk duhet ta shikoni si mosbindje ndaj jush, por si një aftësi të fëmijës i cili ka kuptuar sesi të thotë jo dhe të përballet me zhgënjimin. Duke pranuar emocione të vështira, fëmija do mësojë si të përballojë zemërimin dhe frikën.
2. Fëmija ndihet i sigurt të ndajë emocione me ju
Nëse fëmija juaj shpërthen në zemërim para jush, kjo tregon se ai ndihet i sigurt pranë jush. Jini të mëshirshëm dhe lërini ta nxjerrin gjithë zemërimin që ndjejnë. Fëmijët më të rritur nuk zgjedhin sesi të ndihen, por ata zgjedhin se ku do e shprehin zemërimin. Është shumë e rëndësishme të mos u thuash mos qaj sepse do të dënoj. Ajo që ju duhet të bëni është t’i falni rehati për t’u çliruar nga ndjenjat negative.
3. Zemërimi ndihmon fëmijët të largojnë stresin
Të rriturit qajnë, nxjerrin mërzinë e stresin. Kjo gjë vlen dhe për fëmijët. Nëse fëmija qan me lot, ata do shpëtojnë nga hormonet e stresit që shkakton ankth.
4. Fëmija e shijon qarjen, kur nuk ndëshkohet
Ndërsa ne rritemi mësojmë sesi t’i mbajmë ndjenjat tona brenda. Ne i shtypim ato dhe rrallë herë ja lejojmë vetes të qajmë, apo të diskutojmë për frikën, shqetësimet e familjen. Shpërthimet emocionale të fëmijëve janë të kuptueshme dhe duhet t’i lejoni ta bëjnë një gjë të tillë, para se të kuptojnë që duhet të fshehin ndjenjat në sytë e publikut.
5. Zemërimet ndihmojnë në përmirësimin e procesit të mësimit
Ndërsa fëmijët mësojnë, sesi të ndeshen me probleme që nuk i kanë parë më parë dhe nuk dinë t’i zgjidhin ato. Menjëherë do zemërohen, dhe sapo përfundojnë së qari, ata i rikthehen sërish problemit për ta zgjidhur me vendosshmëri./E.B-dritare.net