5 arsye pse tezet janë të veçanta, për fëmijët
Dritare.net
Në bazë të studimeve, roli i tezes është shumë i rëndësishëm te fëmijët, sidomos për vajzat.
Këtu janë disa arsye pse tezet janë të veçantë!
1. Ato bëhen dado të fëmijës
Mund të jetë e zakonshme që të dy prindërit e fëmijës, janë të zënë me punë. Por, dhe fëmija do kujdesin e tij. Kush më mirë sesa tezja mund ta luajë rolin e dados. Ju mund të keni dado, por në orët shtesë tezet janë gjithmonë të gatshme të kujdesen për nipin, apo mbesën e tyre.
2. Shërbejnë si modele pozitive, për fëmijët
Sot, është më e rëndësishme se kurrë, që fëmijët të kenë një model për të ndjekur. Tezet janë gjithmonë të gatshme, t’u japin nipërve dhe mbesave modelin e tyre më të mirë . Ato japin këshilla dhe ide alternative, të cilat do i bëjnë fëmijët të besojnë shumë tek ato. Në një moment, kur ata do jenë më të rritur, do e kenë më të thjeshtë të shprehen te tezja, sesa te prindërit e tyre. Gjithmonë tezet janë një ndihmë e madhe, që ju mbajnë në rrugën e duhur.
3. Japin mbështetje të fortë, por jo të imponuar
Tezja nuk të detyron të thuash apo bësh diçka, sikurse mundtë të detyrojnë prindërit. Tezja është e ëmbël dhe asnjëherë nuk të bezdis. Ajo gjithmonë do jetë aty, për të të mbështetur fort, dhe jo duke të imponuar.
4. Tezet janë inkurajueset më të mëdha, pas prindërve
Gjithmonë përpiquni që në ngjarje të rëndësishme të jetës, tezja juaj të jetë aty, sepse ajo do të japë shumë zemër. Nëse keni konkurs, provim, apo diçka tjetër, tezja do të të ndihmojë me një fjalë që t’i tja dalësh.
5. Ju ofrojnë gjëra shtesë
tezet janë gjithmonë të gatshme të ofrojnë gjëra shtesë. Ata mund t’ju blejnë rroba, paguajnë udhëtimet tuaja, etj. Këto gjeste i bëjnë nipërit dhe mbesat t’i duan edhe më shumë tezet, sepse këto të fundit i bëjnë të ndihen të veçantë./E.B-dritare.net