1. Sepse besoni shumë te ai person
Një aspekt i rëndësishëm i martesës së fortë, të lumtur dhe të suksesshme është besimi. Besimi është domosdoshmëri në një martesë, dhe kur e keni të plotë ndaj njëri-tjetrit, martesa është vendim shumë i mirë për ju. Besimi është mbështetje, është një nga arsyet pse njerëzit martohen.
2. Luftoni për njëri-tjetrin në mënyrë të ndershme
Konflikti luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet në çift. Ju nuk do jeni në gjendje të keni një martesë të suksesshme, nëse nuk luftoni për njëri-tjetrin në mënyrë të ndershme. Nëse nuk keni pasur kurrë konflikte të mëdha në çift, ju nuk e njihni personin që keni përkrah. Kjo sepse keni diskutuar gjithmonë në mënyrë sipërfaqësore. Një nga arsyet pse njerëzit zgjedhin të martohen me një person, është sepse ju keni njohur mënyrën sesi ka argumentuar në të kaluarën.
3. Keni kaluar shumë kohë bashkë
Një arsye tjetër pse njerëzit martohen, është koha e gjatë e shpenzuar bashkë. Për shembull, nëse ju keni kaluar shuam kohë me partnerin tuaj dhe jeni të lumtur bashkë, kjo do të thotë që jeni të gatshëm për martesë. Koha e kaluar bashkë është një element shumë i rëndësishëm.
4. Ju e njihni mirë personin
Një arsye tjetër pse njerëzit martohen, është sepse e njohin mirë personin që kanë në krah. Ju dini dëshirat e tij, mendimet, të kaluarën dhe shpresat për të ardhmen. Kjo tregon që partneri juaj ju beson, pasi ju ka treguar gjithçka për veten.
5. Doni të njëjtën gjë
Kur ju dhe partneri juaj dini se çfarë doni në të ardhmen, kjo është një arsye e madhe për t’u martuar. Për shembull, nëse të dy ëndërroni të keni fëmijë dhe familje, kjo tregon se lidhja juaj duhet të bëhet edhe më e fortë, duke u martuar. Para se të martoheni, gjithmonë flisni për të ardhmen./E.B-dritare.net