5 arsye pse duhet të qeshni sa më shumë!

“Buzëqesh dhe bota do të të buzëqeshë”, slogani për t’ju bërë më të lumtur dhe të jeni me optimistë. Kur ju buzëqeshni, jeta juaj merr një tjetër kuptim dhe çdo gjë duket më e bukur dhe me vlerë. Prandaj kushtojani çdo gjë buzëqeshjes tuaj sepse ajo ka vlerë më të madhe se çdo gjë tjetër.

Shprehja që “buzëqeshja të zgjat jetën”, është dhe do të jetë gjithmonë e vërtetë. Me një buzëqeshje ju do të gëzoni prindërit tuaj, dashurinë e jetës tuaj, por ajo që është më e rëndësishmja veten tuaj.

Dritare.net sjell për ju mrekullitë që na vijnë vetëm me një BUZËQESHJE.

  1. Buzëqeshja është universale!

Buzëqeshja është i vetmi gjest që tregon të njëjtën gjë në të gjithë botën, lumturi, gëzim, dashuri. Kjo do të thotë që ju mund të udhëtoni kudo në botë dhe të përcillni lumturinë tuaj.

 

  1. Buzëqeshja ju bën të afërt!

Një buzëqeshje tregon se ju jeni të dashur dhe të arritshëm, dhe vetëm kjo gjë ju bën ju më te  afërt me të tjerët. Në fakt buzëqeshja nënkupton pozitivitet dhe ky pozitivitet ju bën më tërheqës në sytë e të tjerëve.

 

  1. Zvogëlon stresin!

Kur një person buzëqesh, bën që të gjitha muskujt e trupit të jenë të lumtur. Lëvizja e muskujve në fytyrë lëshon një kimikat që quhet endorfinë, i cili shkakton ndjenjën e pozitivitetit. Këto endorfina ulin nivelin e stresit, gjë që rrit humorin tuaj. Edhe nëse nuk ndiheni të lumtur, endorfina mashtron trupin tuaj duke treguar se jeni të tillë.

Pra dritare.net ju sugjeron të buzëqeshni sa më shumë dhe të stimuloni trupin tuaj për të liruar këtë kimikat, që do t’ju bëjë të ndiheni i lumtur.

  1. Buzëqeshja ndihmon zemrën tuaj!

Lirimi i endrofinave përmes buzëqeshjes, gjithashtu rrit rrjedhjen e gjakut dhe ul presionin e tij. Kjo do të thotë se ju mund ta ulni presionin e gjakut vetëm me një buzëqeshje.

 

  1. Buzëqeshja rrit sistemin imunitar!

Buzëqeshja gjithashtu nxit lirimin e serotonit. Ashtu si endorfina, serotoni është një neurotansmetues, që kontribuon në lumturinë dhe mirëqenien e një personi. Ai ka shumë efekte pozitive dhe njëra prej tyre është rritja e sistemit imunitar.

Pra buzëqeshja është ilaçi më i mirë për çdo gjë. Qeshni, qeshni sa më shumë, sepse kur ju qeshni bota duket më e bukur!/Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net

Komentoni