5 arsye pse duhet tё bёsh punё vullnetare nё tё 20-tat e tua

Nga Xheni Hatillari 

Kur unё nisa tё bёj vullnetaren, duhet tё jem e sinqertё kur them qё erdhi e nxitur nga fakti qё njerёzit me tё cilёt rrija (sot miqtё e mi mё tё mirё) bёnin tё njёjtёn gjё, ndaj mund tё kaloja mё shumё kohё me ta. Por teksa kalonin gati 2 vitet e para dhe pёrfshihesha gjithnjё e mё tepёr nё kёtё marrёdhёnie simbiotike ku jepja orёt e mia tё lira e merrja (tingёllon clichè shumё!) dashuri po mё shumё aftёsi qё s’e dija qё mund t’i kisha, fusha e vullnetarizmit u kthye nё profesionin tim (duhet ta pranoj nё fakt, njё miksim mes studimeve tё mia dhe vullnetarizmit). Duhet thёnё qё 2 vitet e para stigma sociale ishte e madhe biles familja ime kur pyesnin tё afёrmit pёr mua e thonin me gjysmё zёri se ç’bёja unё nё Tiranё. “Ja, aman vullnetare. Po ju si jeni nga shtёpia?” kaq zgjasnin bisedat e ishte si sekret qё s’guxonin ta thonin me zё tё lartё. Edhe miqtё e tjerё nuk e konceptonin qartё, ama sot po tё njёjtёt njerёz shpesh mё kontaktojnё pёr t’i gjetur njё internship apo njё trajnim sepse “i duhet pёr aplikimet qё po bёjnё jashtё.”
Mё nё fund mё ra shpirti rehat se sot vullnetarizmi ёshtё bёrё “cool” nё njё mёnyrё, e mes tё rinjve qё sot trajnoj e mentoroj shoh gjithmonё dёshirё pёr tё dhёnё nga vetja pёrditё.
Mё poshtё, do t’iu tregoj dhe juve pse vullnetarizmi ёshtё i rendёsishёm nё moshёn tonё por dhe disa sekrete tё vogla sesi tё bёni atё qё keni pasion nё kohёn tuaj tё lirё duke pёrfituar:

 

  1. Praktikё ose thёnё ndryshe aftёsi qё s’do tё tё binte rasti t’i fitoje ndryshe

Nuk do doja kurrё t’iu flisja teorikisht pёr ketё temё, pёr arsyen e vetme se e di sa lehtё tё manipulueshёm jemi ne, 20 e kusur vjeçarёt. Kёshtu qё po nis t’iu tregoj disa nga eksperiencat qё mё kanё bindur pёr faktin qё disa aftёsi s’do t’i merrja kurrё ndryshe.
Psh. disa vite mё parё, njё mikja ime, Desli mё ftoi tё behesha pjesё e njё projekti qё ajo kish ndёrrmarrё tё quajtur “Jemi njёsoj” si vullnetare. Duke qёnё se puna me fёmijёt mё pasionon, u bёra pjesё e si aset i shtuar i kёsaj pёr disa muaj mёsova gjuhёn e shenjave. Mё vonё nё jetё, shumё herё nё intervista pune njerёzit impresionohen nga kjo. Dhe tё themi tё drejtёn, ka bёrё punё. Ka ndodhur shpesh ama, qё sikurse kjo mundёsi tё jem bёrё pjesё e iniciativave vullnetare qё mё kanё dhёnё njё sёrё aftёsish qё nё njё mёnyrё apo tjetёr tё mёsojnё shumё: tё shkathtёsojnё nё komunikim, tё mёsojnё tё punosh mё shtresa tё margjinalizuara apo tё nxjerrin nga komfort zona jote psh kur bёhet fjalё pёr mua dhe marrёdhёnien time me natyrёn/hiking/kamping. Sot, me siguri di tё them qё di tё punoj me fёmijёt gjithashtu, e jo me fёmijё tё thjeshtё por me ca fёmijё me superfuqi: fёmijёt me probleme nё shikim pёr tё cilёn duhet t’i jem falenderuese njё projekti tё organizatёs ku vullnetarizoja. Vullnetarizmi ёshtё padyshim njё vlerё e shtuar!

  1. “Your network is your net-worth!”

Kёtё shprehje nuk do tё doja ta pёrktheja pikёrisht sepse s’doja t’i humbja kuptimin togfjalёshit “net-worth”. Ёshtё me rёndёsi gjithashtu t’iu them qё duke qёnё pjesё e njё shtrese njerёzish qё bёjnё vullnetarizёm sakaq janё tё zotё nё profesionin e tyre, sa ndjekin idealet e tyre dhe rrallё bёjnё kompromis, aq edhe humanё janё, kam mёsuar shumё mё shumё sesa çdo shkollё do tё mё jepte. Nё fakt, nё grupin e njerёzve me tё cilёt vullnetarizoja takohem ende sot e ndajmё mes nesh atё qё e quaj kohё cilёsore. Nga ta kam mёsuar shumё nё aspektin socio-kulturor por tё qёnurit pjesё e njё grupi tё caktuar tё vё nё kontakt edhe mё shumё me atё qё ti kёrkon, pra njё shtysё nё rrugёtimin tёnd. Prej tё njohurit tё njerёzve tё rinj nёpёr trajnime, konferenca apo iniciativa vullnetare, mund tё them me plot gojёn qё kam rёnё nё kontakt me trajnime (ne i quajmё “shkёmbime rinore”) apo mё mundёsi/bursa studimi jashtё vendit. Kam pasur mundёsinё tё jem pjesё e rrjeteve ku informacioni tejçcohet dhe vjen kur tё duhet mё shumё por edhe tё hapё dyer tё reja. Kujtoj para 2 vitesh, njё mikja ime tё ftoi tё bёja njё kurs falas tё gjuhёs kineze nё Tiranё qё jo vetёm tё mundёsonte kёtё, por shpёrblente edhe mё tё mirёt me njё udhёtim falas nё Kinё. Unё them gjithnjё qё jemi mesatarja e 5 njerёzve me tё cilet rrimё, ndaj angazhohuni e rrisni mesataren, miq se i ka dalё nami “ngelёsave” nё kёtё vend.

  1. Udhёtarё tё botёs me pashaportё shqiptare

Ju e dini merakun tim me udhёtimet dhe nё artikullin e mёparshёm (dhe sa herё tё mё jepet mundёsia) do e cek qё shumicёn e vendeve qё kam vizituar, unё e kam bёrё falas! Rroftё BE! Nёse je pjesё e njё organizate, grupi rinor informal apo qoftё edhe student a gjimnazistё, ke njё botё mundёsish qё tё udhёtosh pёr tё mёsuar kudo nё botё! Mjafton tё jesh nё vendin e duhur nё kohёn e duhur.
Mё duket se shkёmbimi i parё jashtё vendit qё kam bёrё ka qёnё nё Pragё me njё grup rreth 30 persona nga Shqipёria dhe nuk di nёse ka pasur udhёtim qё mё ka shijuar njёsoj sa ai. Sikurse para 2 vitesh, si individ (pra mos u frikёsoni dhe mos pyesni nёse duhet patjetёr njё organizatё!) aplikova nё njё Forum qё Bashkia e Nantёs, Francё e bёnte pёr cilindo qytetar tё botёs qё kishte njё ide pёr komunitet. Unё e dija çfarё e shqetёson njё tё ri/re nё vendin tim dhe aplikova. Prita 2-3 muaj sepse kёsaj ia kam marrё dorёn, tani s’mё bёn pёrshtypje. Dhe kur pёrgjigjia erdhi, sigurisht mё lumturoi sepse krahas mundёsisё qё njё ide timen ta ktheja nё njё projekt Europian tё financuar, do tё vizitoja Francёn (Parisin dhe Nantёn) le tё themi, pa paguar asgjё. Akoma pritja glamoroze qё mё bёnё nё hotel apo hollin pritёs tё Bashkisё sё Nantёs qёndron nё kujtimet e mia mё tё bukura. Dhe e gjitha kjo, le tё themi, qyl!

LEXO DHE :  Këto 17 truke do t'jua lehtësojnë jetën!

  1. Harrojeni legjendёn qё keni dёgjuar pёr zborin, vullnetarizmi tё kalit durimin dhe do kёllqe!

Pёrditё njoh tё rinj e tё reja qё lodhen, mёrziten e s’kanё durim pёr tё aplikuar e jo mё pastaj tё rrijnё 4 orё nё njё sallё pёr tё dёgjuar dikё t’i mёsojё disa aftёsi apo tё marrin njohuri tё reja. S’iu vё faj, edhe unё kam qёnё aty! Shpesh i them tё rinjve qё trajnoj qё nuk duhet zotёsi e madhe pёr tё fituar njё aplikim, por duhet absolutisht shumё vёmendje dhё shumё shumё durim. Nё fillimet e mia, unё aplikoja kudo! Nuk mё intimidonte fakti qё mund tё mos pёrzgjidhesha, biles as qё mund tё bёja shumё gjёra gabim nё aplikimin tim. Rekordi i aplikimeve nё njё mbrёmje ka qёnё 7 dhe mё besoni, asnjёrёn prej tyre s’fitova. Pastaj njё herё tjetёr, aplikova nё njё festival filmi nё Bosnje dhe pasi e fitova dhe lexova punёt qё do tё bёja, s’kisha kёllqe mjaftueshёm sa tё ndihmoja nё punё fizike e sigurisht nuk shkova. A u pendova? Po!
Kam mёsuar se nuk duhet tё ngurrosh pёr asgjё dhe duhet tё priresh tё provosh shumё gjёra derisa tё gjesh atё qё tё pёlqen. Po ndёrsa je nё fillimet e tua, shko pёr gjithcka e mёso mos tё thuash “Jo!” vetёm pёr çёshtje ego. Vullnetarizmi ёshtё i gjithi pёr tё zbuluar qoshkat mё tё thella tё vetvetes, pёr tё dhёnё e ndihmuar kёdo qё ka nevojё pёr kёtё, por mbi tё gjitha PЁR T’U RRITUR! Zbor thatё?

  1. Mundёsitё e vullnetarizmit s’tё bien nga qielli: ja disa skuta sekrete ku t’i gjesh!
    Tё ndash me miqtё website-t ku pёrditёsohesh pёr mundёsitё e vullnetarizmit, internshipet apo trajnime ёshtё si njё shenjё qё thotё “Hey, tё kam mik prej vёrteti!” Nga frika qё dikush mund tё ulё mundёsitё tona pёr tё fituar njё mundёsi, priremi t’i ruajmё me devotshmёri. Por unё jam e besimit qё çfarё jep, tё kthehet dhe vullnetarizmi mё ka bёrё mjaftueshёm altruiste qё tё ndaj me ju disa site ku çfarё s’do tё gjeni:

 Salto Youth: ky ёshtё njё website absolutisht shumё i besueshёm (ime mё s’mё la tё shkoja njёherё nё njё trajnim nё Rumani se mendonte qё do mё trafikonin pёr tё mё marrё veshkёn, ndodhur nё 2013) i cili pёrdoret fare lehtё. Krijoni njё llogari tuajёn dhe duke klikuar nё European Training Calendar mund tё pёrdorni gjithё filtrat qё doni pёr tё gjetur atё qё dёshironi. E kam pёrdorur dhe kanё rezultuar trajnime shumё efikase.

Mladiinfo: ky ёshtё i preferuari im ndёr vite jo vetёm sepse kam fituar disa mundёsi, por sepse ka njё miks mes trajnimeve, mundёsi tё punёsimit, vullnetarizmit dhe granteve. Ёshtё njё hapёsirё e madhe ku flitet vetёm pёr oportunitete pёr tё rinjtё.

 Aiesec: kёtё me siguri s’jam e para qё ua tregoj sepse ёshtё shumё i lashtё. Po e shtoj nё listё sepse kam parё shumё mundёsi tё mira e shumё raste suksesi e megjithatё nuk ёshtё i preferuari im pёr 2 arsye: Plotёsimi i CV-sё online dhe bezdia nga telefonatat e stafit lokal. CV-ja online s’ёshtё gjё e mirё nё kёndvёshtrim tim pёr mbledhje tё dhёnash qё s’do doja tё ishin aq lehtё tё arritshme dhe kam marrё kaq telefonata nga stafi lokal vetёm pёr 1 aplikim qё bёra, sa detyrohesha t’i bёja bisht. Megjithatё mund tё funksionojё pёr ty, kurajo!

Mundёsi.al: ky ёshtё njё website shqiptar pёr cilindo qё kёrkon diçka lokale qoftё mundёsi vullnetarizmi, internship apo punё pёr tё rinjtё. Web-i mbledh informacione nё rrjetet e ndryshme dhe i paraqet ato tё pёrmbledhura. Do preferoja njё orientim pak mё cilёsor, por gjithsesi: funksionon!

NGOs qё operojnё nё Tiranё: ka pafund organizata qё nё rrjetet e tyre gati çdo muaj nxjerrin mundёsi pёr vullnetarё nё hapёsirat e tyre online. Psh. keni kёtu njё mundёsi pёr internship , me Ecovolis nёse ke interes pёr çёshtje mjedisore ose US Embassy Youth Council kur aplikimet e reja kёrkojnё heronj lokalё.Ka akoma mё shumё, duhet vetёm tё informoheni e kёrkoni.
Mё besoni, ёshtё njё botё e re dhe sado cliché tё tingellojё: duhet tё bёhemi ndryshimi qё duam tё shohim nё botё!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.