4 ushqime kalorike që janë të shëndetshme.

Kaloritë janë  ato që na shëndoshin dhe ndonjëherë na dëmtojmë shëndetin. Gjithsesi jo gjithmonë ushqimet kalorike mund të na dëmtojnë, pra dritare.net sjell për ju 5 ushqime me kalori  që janë të shëndetshme dhe të rëndësishme për t’u konsumuar.

 

  1. Fistiqet

Fistiqet gjithmonë janë sharë për përmbajtjen e lartë të yndyrës. Por shkenca ka treguar se është cilësia e yndyrës e rëndësishme dhe jo sasia. Pothuajse 90% e yndyrave në fistiqe është e pangopur, duke i bërë ato një nga arrat me kalori më të ulët dhe me yndyrë më të ulët. Si një burim i mirë i proteinave, fistiqet ju ndihmojnë të ndiheni të lehtë dhe të kënaqur për gjithë ditën.  Plus që disa studimeve kanë sugjeruar të konsumohet një sasi e caktuar fistiqesh çdo ditë dhe rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës  do të jetë i ulët.

 

  1. Rrushi i thatë

Shumë njerëz shpesh e keqkuptojnë rrushin e thatë dhe kanë frikë ta konsumojnë, pasi mendojnë se është i mbushur me kalori dhe sheqer.

Por Palinski Wade, një studiues i ushqimit thotë se, rrushi i thatë është një mundësi e mirë dhe një zgjedhje e mençur për t’u shërbyer si meze. Është i gjithë natyral dhe nuk përmban sheqer të tepërt. Konsumimi i rregullt i rrushit të thatë, na ka treguar efekte pozitive dhe ndikim pozitiv në të dy nivelet e glukozës, atë post-ushqimore dhe atë të presionit të gjakut.

LEXO DHE :  ALBtelecom dhuron libra dhe komunikim për Shtëpinë e Fëmijëve Shkollore Sarandë

 

  1. Vaji i ullirit

Është mbreti i ushqimeve të shëndetshme dhe me kalori të lartë.  Vaji i ullirit është i mbushur me yndyra të shëndetshme dhe siguron një burim të mirë antioksidantësh. Konsumimi i vajit të ullirit ju ndihmon në përfitimin e  vitaminave A dhe D. Dritare.net ju sugjeron që të keni kujdes dhe mos ta rëndoni shumë dorën, rreth një lugë gjellë do t’ju bëjë shumë mirë.

 

  1. Çokollata e zezë

Edhe pse gjithmonë ankoheni se ëmbëlsirat ju dëmtojnë  dhëmbët, kjo  është paksa e vërtetë por konsumimi i disa prej ëmbëlsirave ju bën dhe mirë për shëndetin. Ky është edhe rasti i çokollatës së zezë, nëse ju e konsumoni, ajo do t’ju bëjë shumë mirë.  Studimet kanë treguar se nëse konsumoni këtë lloj çokollate, atëherë do të keni presion më të ulët  të gjakut dhe kolesterol të përmirësuar./Përshtati: Kadrije Çako

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.