1. Dashi
Dashët inatosen dhe bëjnë si fëmijë kur diçka nuk ju shkon ashtu si duhet dhe aq shpejt sa e kanë menduar. Impulsivë e inatçinj, ata e kanë të vështirë të kontrollojnë sjelljet e tyre, prandaj klasifikohen si të pamatur. Mirë është që ata të mësojnë të kanalizojnë emocionet dhe të mos lënë inatin t'i drejtojë. Vetëm kështu kanë për të pasur një jetë më të mirë.
2. Binjakët
Binjakët janë si natyrë shumë ajrore, gjithçka i argëton dhe sipas tyre asgjë nuk mund të jetë e vështirë. Për ta çdo gjë është një lojë prandaj quhen si persona të papjekur.
3. Gaforrja
Gaforrja gjithashtu është një shenjë fëmijënore dhe mbret i kapricove. Kur nuk mund të marrë atë që do ose kur e kundërshton ai është gati të bëjë shantazh për të arritur objektivat. Këto sjellje i bëjnë personat e shenjës së gaforreë të papjekur para të tjerëve.
4. Peshqit
Peshqit jetojnë në botën e tyre dhe realiteti i tyre është shumë ndryshe. Shpesh nuk janë të arsyeshëm dhe e lënë veten të drejtohen nga emocionet. Kur diçka nuk ju shkon si duhet ata reagojnë si fëmijë, me kaprico dhe nuk i marrin gjërat seriozisht. Të gjitha këto detaje i bëjnë persona të papjekur.