4 persona humbin jetën në aksidente rrugore në 24 orët e fundit
E Enjte 2 Gusht 2018, 22:10
Dritare.net
Viktima e fundit është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.
Mësohet se automjeti ka përplasur një kalimtar të moshuar, e për pasojë ai ka ndërruar jetën.
Dy persona humbën në Bulqizë dhe Peshkopi, në Kavajë një 20-vjeçar u rrëzua me motor, ndërsa një 75-vjeçar u përplas mbrëmjen e së mërkurës në Levan-Tepelenë./ I.M-Dritare.net