4 këshilla si të zgjoheni herët dhe të çlodhur
Dritare.net
Ju duhet të zgjoheni herët të nesërmen në mëngjes dhe i trembeni lodhjes? Mos kini frikë, ekzistojnë shumë mënyra që të zgjoheni herët pa qenë të lodhur! Nga mëngjesi në mbrëmje, deri në zgjimin tuaj, zbuloni këshillat për një mëngjes plot formë.
Nga mëngjesi në mbrëmje: Përgatitjet kundër lodhjes
Nuk je asnjëherë i lodhur pas një gjumi të thellë dhe çlodhës. Por, cilësia e gjumit shpeshherë përcaktohet nga orët që i paraprijnë shtrimit. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të mos bini pre e disa zakoneve të këqija që dëmtojnë formën tuaj. As mos e mendoni që të bëni pak sport para se të shtriheni, sepse aktiviteti fizik çliron hormone që eksitojnë organizmin, që e dëmton një gjumë të mirë. Idealja është që të mbahet një distancë prej tre orësh mes një aktiviteti sportiv dhe gjumit. Një tjetër shembull, gjithnjë për të mbajtur organizmin në gjendje të qetë, evitoni kafenë në mbrëmje ose alkoolin kur hani darkë.
Parandalimi i lodhjes në zgjim: Çasti i shtrimit
Përsa i përket orës për të fjetur, ta dini se të shtrihesh herët nuk shërben për asgjë kundër lodhjes ndonëse bëhet fjalë që të zgjohesh pa gdhirë. Duhet thjesht të jeni të kujdesshëm që të respektoni nevojën tuaj për gjumë, që ndryshon nga një person në tjetrin. Për shembull, nëse 7 orë gjumë ju mjaftojnë dhe ju duhet të zgjoheni në orën 6-të, shtrihuni rreth orës 22:45 - 23:00.
Pasi shtriheni, mos shikoni televizor. Drita e ekranit dëmton gjumin. Evitoni gjithashtu të lexoni më shumë se 10 minuta kur jeni në krevat. Duke e mbajtur zgjuar, truri ka vështirësi që të hyjë në gjendje gjumi.
Të zgjohesh herët dhe i çlodhur: Si të rregulloni zgjimin
Vendosni zilen në mënyrë sa më të saktë. Nëse ajo bie shumë herët, rrezikoni që ta fikni dhe të kërkoni të flini edhe pak minuta. Ky është gabimi më fatal, sepse këto minuta të gjumit të lehtë nuk e çlodhin organizmin. Më mirë përfitoni për një kohë të gjatë nga efektet riparuese të një gjumi të thellë për të evituar lodhjen. Një marifet se si të mos flini sërish pasi ju zë gjumi? Vendosni zilen e zgjimit larg jush, do ju duhet të ngriheni për ta fikuar.
Një zgjim pa lodhje
Nëse ndiheni të mpirë, pak shtriqje dhe joga do ju ndihmojnë që të largoni lodhjen në zgjim. Por edhe një dush i mirë i ngrohtë nuk do të ishte keq. Në fund, mos rrini pa ngrënë mëngjesin edhe nëse jeni me vonesë. Duhet që të grumbulloni patjetër rezervat energjike. Për të qenë sa më ushqyes vendosni në menu fruta, një pije të ngrohtë, drithëra dhe qumësht./g.s-Dritare.net