4 arsyet pse bota nuk ka nevojë për barazi
Dritare.net
Dritare.net, nëpërmjet 4 pikave të thjeshta, do ju shpjegojë se nga ndryshojnë këta dyja dhe pse bota ka më shumë nevojë për drejtësi, sesa për barazi.
1. Të gjithë kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta
Të luash shah me një alpinist, ndërkohë që vetë je shahist, është shumë e thjeshtë, sepse ti do fitosh. Por në të njëjtën kohë një shahist nuk mund të sfidojë një alpinist, në ngjitje. E thënë më thjeshtë, ne kemi pika të forta dhe pika të dobëta të ndryshme, që nuk kanë nevojë të krahasohen.
2. Trajtimi i njerëzve në mënyrë të drejtë është më i rëndësishëm sesa trajtimi i tyre në mënyrë të barabartë
Shoqëria nuk është e barabartë, dhe sigurimi i barazisë arrihet në bazë të situatës. Nevojat janë të ndryshme. Për shembull, një i sëmurë ka më shumë nevoja sesa një i shëndetshëm. Të trajtosh të gjithë njësoj është e padrejtë. Njerëzit kërkojnë gjërat e ndryshme, në përmasa të ndryshme.
3. Barazia nuk mund të arrihet as në një shoqëri utopike
Edhe në shoqëri utopike nuk mund të ketë barazi, sepse është e pamundur të ketë një fillim të barabartë. Fillimi i barabartë, nuk siguron rezultate të barabarta. Duke u përpjekur për barazi, vjen veç pakënaqësi.
4. Njerëzit i bën drejtësia, jo barazia
Marrim si shembull në fabrikë të montimit të llambave. Imagjinoni sikur të gjithë punëtorët paguhen në mënyrë të barabartë, pavarësisht sa llamba prodhojnë dhe me çfarë cilësie i prodhojnë. Kjo do të thotë që një punonjës nuk mund të pushohet për cilësinë e dobët të llambave, apo numrin e vogël të prodhimit. Nëse ky sistem do ekzistonte, punëtorët do humbnin interesin. Prandaj, punëtorët duhet të paguhen në bazë të asaj që bëjnë dhe duhet aspiruar pabarazi e ndershme dhe jo barazi e padrejtë./E.B-dritare.net