33-vjeçari i përlot të gjithë: Dua të falenderoj babain që më çoi në burg
Dritare.net
Mund t'ju duket deklaratë e çuditshme por në fakt nuk është aspak. Kjo pasi Rigelsi ka rrëfyer se ka qenë i alkoolizuar dhe si pasojë ka dhunuar të atin.
Ai ka treguar se prej një muaji nuk e ka prekur fare alkoolin, të cilin e kishte pirë që kur ishte 14 vjeç. Pavarësisht se u bë baba i dy fëmijëve, Rigelsi thotë se nuk hoqi dot dorë nga vesi i tij, aq sa ushtroi dhunë ndaj të atit, Ibrahimit.
Pas një denoncimi që i bëri vëllai, Rigelsin e arrestojnë dhe e dënojnë me 9 muaj heqje lirie në burgun e Rrogozhinës.
Izolimi në burg e bëri Rigelsin të reflektonte thellë për atë që kishte bërë për gjithë këto vite. E ndihmoi të largohej nga vesi, të kuptonte cila është shoqëria që i duhej e të forconte lidhjet shpirtërore me familjen e tij.
Ai tregoi:
"Dy javët e para e kam patur shumë të vështirë sepse mendoja se më braktisën por fatmirësisht jo. Gjatë kohës që isha në burg babi nuk erdhi të më takonte asnjëherë. Pasi dola dhe shkova në shtëpi më hodhi duart në qafë dhe më tha “hajt se i’a dole”. Unë nuk i kërkova falje babait sepse e kisha vendosur që këtë t’ia kërkoja publikisht. Dikur rrija me shoqërinë deri në dy të natës. Gjatë kohës që isha në burg nuk erdhi asnjë të më takonte, e as kur dola."
Por kjo veçse e ka forcuar Rigelsin sepse gjatë kohës kur ishte në izolim nuk ka konsumuar për asnjë ditë alkool. Pas lirimit thotë se ka pirë një ose dy birra dhe prej 30 ditësh ka hequr dorë përfundimisht nga çdo lloj alkooli shkruan Tvklan
Pas vuajtjes së dënimit kjo temë është rralluar në familjen e Rigelsit por shqetësimi qëndron, sidomos tek babai i tij.
Ibrahimi është emocionuar së tepërmi kur Rigelsi i ka kërkuar ndjesë që ka vënë dorë mbi të dhe e ka falenderuar që e ka çuar në burg. Ka qenë e vështirë për babain të kujtojë episode të dhimbshme në familjen e tyre por nuk e ka fshehur gëzimin nga fakti që ai tashmë po rehabilitohet nga ai ves i keq. Nga ana e tij Rigelsi ka zbuluar atë që gjithë këto vite e kishte injoruar, familjen, të cilën e ka krahasuar me “mjaltin më të ëmbël