32 qytetet më zbavitëse, miqësore dhe të përballueshme në botë
Dritare.net
Dritare.net ka sjellë për ju këtë listë me qytetet më argëtuese, miqësore dhe të përballueshme.. Sondazhi i ka renditur nga qytetet me pak argëtuese dhe miqësore, në qytetet me jetesë më të mirë.
32- Stambolli: Banorët e Stambollit janë krenarë për qytetin e tyre unik dhe historinë e tij. Por ka edhe njerëz të cilët nuk janë të kënaqur me jetesën aty. Vetëm gjysma e banorëve thonë se janë të lumtur në 24 orët e fundit.
31- Singapori: Banorët e Singaporit nuk e vlerësojnë kaq shumë kulturën e vendit të tyre, por për ta e rëndësishme është siguria e qytetit dhe rehatia e tyre.
30-Boston: Mund të jetë një nga qytetet më të përballueshme për sa i përket çmimeve, dhe me jetë nate të ulët, por banorët janë të lumtur dhe mbi gjysma e tyre i njohin fqinjët në emër.
29- Dubai: Pavarësisht ankesave, Dubai ka oraret më të gjata të punës dhe një natë jashtë kushton 167 dollarë.
28- Sidnei: Megjithëse qyteti ka mungesë të restoranteve të mira, banorët e Sidneit jetojnë të shëndetshëm dhe kurrë nuk pinë drogë. Ata e dinë se si të argëtohen, dhe me pije alkoolike, informon dritare.net
27-Miami: Ka restorantet më të zëna në botë, por njerëzit që banojnë aty i urrejnë ato. Sipas banorëve, ushqimi i restoranteve është më i urryeri në të gjithë qytetin.
26- Hong Kong: 75% e banorëve në Hong Kong thonë se transporti publik aty është i mrekullueshëm. Aty janë gjithashtu edhe restorantet më të shtrenjta në botë.
25-Moska: Megjithëse banorët nuk e konsiderojnë si një vend miqësor, ata dalin dhe argëtohen natën. Rreth 1/3 e banorëve shkojnë në mesnatë në shtëpi për të fjetur. Moska gjithashtu është edhe vendi, ku ka më shumë romancë në vendin e punës, informon dritare.net
24- Bankok: Sipas një sondazhi, është zbuluar se, Bankoku është qyteti me më shumë ushqim rrugë në krahasim me qytetet e tjera të botës, informon dritare.net. Njerëzit hanin më shumë në rrugë se sa në vende të tjera.
23- Uashingtoni: Qyteti i takimeve. Njerëzit kërkojnë të krijojnë shumë shoqëri, madje përdorin edhe aplikacione të ndryshme për njohje online. Ata gjithashtu janë më të prirur për të fantazuar një lidhje të mundshme dashurie. Ndërkohë, pas kësaj Nju Jorku është dhe qyteti më i mërzitshëm dhe stresues në botë.
22- Pekini: Qyteti mund të jetë emocionues, por komuniteti është i madh. Edhe imagjinoni, 6% e njerëzve udhëtojnë rreth dy deri në tre orë në ditë.
21-Zurich: Banorët e qytetit janë shumë aktivë, madje ata ushtrohen më shumë se banorët e çdo qyteti tjetër në botë, informon dritare.net
20- Los Anxhelos: Është qyteti më i bukur, pasi ka restorante me tako. Por përsëri ky qytet mbeti në vendin e 20-të, pasi banorët e tij thonë se, është një ndër qytetet më të vështira për të bërë miq.
19- Tokio: Banorët e Tokios e adhurojnë ushqimin e tyre. Ata shkojnë në restorante më shumë se qytete e tjera në listë.
18- Berlini: 83% e banorëve të Berlinit i njohin fqinjët e tyre edhe nga mbiemri, një numër i madh në krahasim me mesataren në botë me 55%. Ata duan të kalojnë kohë në shtëpi, megjithëse në Berlin njerëzit hanë ushqime jashtë më shumë se qytetet e tjera.
17- San Francisko: Restorantet këtu janë shumë të zhurmshme dhe 88% e banorëve thonë se, “ ndihen të lirë të jenë vetvetja”. San Francisko, sipas dritare.net renditet në vendin e 17-të, pasi ai ka siguri të dobët, informon dritare.net
16- Shangai: Banorët thonë se, është e vështirë ta gjesh dashurinë në këtë vend. Rreth 79% e banorëve mendojnë se është e lehtë të takohesh rastësisht me njerëzit dhe të krijosh lidhje, informon dritare.net
15- Meksika: Banorë e Meksikës e preferojnë shumë kulturën. Shkojnë në kinema, teatër, galeri arti, muze ose koncerte rreth 76 herë në vit.
14- Parisi: Parisianët, sipas sondazhit, të sjellë për ju nga dritare.net e pëlqejnë shumë seksin. Janë 4 në 5 njerëz që kanë kryer marrëdhënie muajit e kaluar. Është një nga qytete me kulturë më të mirë, se qytetet e tjera.
13- Austin: Qyteti numër 1 për muzikë live në botë. Është vendi i përsosur për koncerte live.
12-Tel Aviv: Këtu do të gjeni ushqimin dhe relaksin më të mirë se qytetet e tjera. Tel Avivi, në Izrael, ka oraret më të ulëta të punës, rreth 27 orë në javë.
11- Edinburg: Banorët e Edinburgut dinë të argëtohen, pinë shumë dhe punojnë pak, informon dritare.net
10- Barcelonë: Banorët e Barcelonës, e preferojnë shumë kulturën. Është ndër qytetet më të vizituara në botë.
9- Filadelfia: Është ndër qytetet me jetesë të përballueshme, sipas banorëve, ata e pëlqejnë shumë jetesën në këtë qytet.
8- Lisbonë: Banorët në Lisbonë hanë shumë, kalojnë shumë kohë me familjarët e tyre dhe sipas tyre, aty gjendet shumë kollaj dashuria dhe krijohet shumë kollaj edhe miqësia.
7- Mançester: Mançestrianët, e pinë shumë alkoolin, por gjithashtu edhe çajin.
6- Madridi: Një nga qytetet me kulturë më të madhe. Restorantet e Madridit gjithashtu rrinë vetëm plotë, pasi banorët preferojnë shumë të hanë jashtë.
5- Londër: Nëse ka teatër, restorante, apo bare, rreth 86% e banorëve thonë se gjithmonë ka diçka për të bërë në Londër. Megjithëse, londinezët e kanë shumë të vështirë të krijojnë miq, por është edhe një qytet i përballueshëm, informon dritare.net
4- Melbourne: Ky qytet australian po kryeson sepse është qyteti me lumturi më të madhe. 9 në 10 banorë janë ndjerë të lumtur 24 orët e fundit. Ata gjithashtu krijojnë shumë lehtë miq. Edhe ushqimin e kanë super të mirë.
3- Nju Jork: I renditur në vendin e tretë, ky qytet e ka jetën e natës shumë të mirë. Vjen në vendin e dytë për kulturën. Sipas dritare.net, vizitorët e kanë problem të bëjnë miq këtu, pasi njerëzit nuk afrohen lehtë.
2- Porto Riko: Është një vend miqësor. Banorët krenohen që jetojnë në këtë qytet. Ata janë të lirë të shprehin veten e tyre. Jetën e natës e kanë të mirë dhe shpenzojnë pak.
1-Çikago: Ky qytet kryeson të gjithë listën, pasi ka lumturinë, ushqimin, kulturën, krenarinë për qytetin etj. E vetmja e keqe këtu, është mungesa e sigurisë./Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net