3 mite rreth ushqimit, që nuk duhet t’i besoni
Dritare.net
1. Të hash shumë vezë është e dëmshme
Ky është vetëm një mit, dhe vjen nga besimi se konsumimi i kolesterolit do të ndikoje në nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Megjithatë, studimet tregojnë se vezët nuk ndikojnë në nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Kjo sepse trupi ynë e prodhon katërfish vetë këtë substancë, kështu nuk ka asnjë ndikim negativ në shëndet.
2. Konsumi i yndyrave ju shëndosh
Një tjetër mit i madh i ushqimit është; të hash yndyra do të thotë të shëndoshesh. Megjithatë sot dihet sesi funksionon fiks kjo gjë.
Ky besim erdhi si pasojë e numrit të kalorive në çdo lloj makronutrienti. Ndërsa karbohidratet dhe proteinat kanë dy kalori për kile, yndyra ka katër. Prandaj, mendohet se për të mos fituar peshë të tepërt, duhet të hani më shumë proteina dhe më pak yndyra.
Megjithatë, studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se brenda parametrave normale, duke shtuar sasi të duhur të yndyrës në dietën tonë, mund të na bëjë të humbim peshë.
3. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës
Të moshuarit gjithmonë thonë; “Hani mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si i varfër”. Kjo thënie bazohet në një besim të vjetër ku mendohej se po të hash shumë në mëngjes, trupi do funksionojë shumë mirë.
Edhe pse një mëngjes i pasur me lëndë ushqyese mund të na japë energji gjatë ditës, e vërteta është se mëngjesi tipik perëndimor nuk e ka këtë zakon.
Në magjes është e rëndësishme të hani ushqime të varfra në sheqerna, por jo të varfra në proteina. Dhe nuk duhet anashkaluar mëngjesi./E.B-dritare.net