26 vjeçari dorëzohet në polici për të shpëtuar nga babai, por gjykata 'hakmerret'
E Enjte 11 Gusht 2016, 14:02
Dritare.net
I riu, po gjykohej për një grabitje qershorin e kaluar në Milano, dhe ishte në arrest shtëpie, por kishte shkuar vetë në kazermat e policisë në Cairo duke kërkuar që të arrestohej dhe mbahej në burg për shkak të grindjeve të vazhdueshme me babain e tij.
“Nuk e dija ku të shkoja dhe mendova se të vija në polici ishte gjëja më e mirë. Mendova se do të më fusnin në burg, nuk e dija se do të kaloja përsëri një proces gjyqësor”, tha ai.
Por gjykatësi pasi e ka dëgjuar, e la një natë në qeli dhe e ka dërguar shqiptarin sërish tek babai në shtëpi, në pritje të seancës gjyqësore deri në 20 shtator.