24 rregulla për sukses nga bankieri legjendar i Wall Street

Richard Jenrette, i cili bashkë-themeloi bankën e investimeve Donaldson, Lufkin & Jenrette në vitin 1959, kaloi katër dekada në Wall Street.

Ai vdiq javën e kaluar nga kanceri në moshën 89 vjeçare. Në tavolinën e tij la 24 rregulla për sukses – në financa dhe në jetë. Lista quhet “Ajo që mësova”:

1. Qëndro brenda në lojë. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bësh. Mos u dorëzo!

2. Mos prish ura.

3. Kujto – Bekimi më i madh në jetë është një mik i mirë! Mos i harroni miqtë e vjetër, një ditë mund të keni nevojë për ta.

4. Mundohu të jesh i mirë dhe thuaj shpesh “faleminderit”!

5. Qëndro i informuar/ Mëso çdo ditë!

6. Studio – Në jetë duhet të jesh i edukuar. Bëj mirë “detyrat e shtëpisë”!

7. Bëj miq nga të gjitha moshat, sidomos më të rinj se vetja.

8. Qëndro vigjilent – përgatitu më shumë nga ç’kërkohet.

9. Ji krenar! Duhet të dish vlerën e vetes.

10. Planifiko më përpara, por qëndro i përgatitur kur mundësitë vijnë vetë.

11. Ktheji Problemet në Mundësi. Problemet krijojnë mundësi për ndryshim.

12. Ji i pastër, i rregullt dhe i veshur në mënyrë të përshtatshme sipas moshës. Ji i vëmendshëm ndaj trendeve të kohës. Kërko të dukesh sharmant. Mëso të flasësh mirë. Mos përdor fjalor banal, kjo të ul shumë pikë.

LEXO DHE :  Dewi Lewis: Ju ftoj të shijoni albumin e bunkerëve të komunizmit në Shqipëri!

13. Ji i hapur ndaj ndryshimeve, mos ngec në llucë. Vlerëso çfarë është e re, por mos e ndiq verbërisht të renë. Përdor mendjen dhe gjykimin praktik.

14. Bëj qejf – por jo gjatë gjihë kohës!

15. Qëndro në skuadrën e Ëngjëjve. Vish Kapelen e Bardhë.

16. Tërhiq dhe mos e këput. Bëj rolin e trashëgimtarit dhe kursimtarit. Mos i lër të gjitha paratë në një vend.

17. Mëso një gjuhë të huaj.

18. Udhëto sa më shumë – edhe nëpër botë nëse është e mundur.

19. Mos kritiko dikë përpara personave të tjerë.

20. Mos harro të vlerësosh një punë të bërë mirë – dhe jo anasjelltas.

21. Mua nuk më pëlqen të humbas – por mos ji një dështak i keq.

22. Të kesh dikë që ta duash dhe të do është diçka që të ndihmon.

23. Mbaj standardet lart për çdo gjë që bën.

24. Kërko shumë, por mos harro detajet e vogla./money

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.