21 Janari, Prokuroria pushon hetimet ndaj Burgajt, Kuliçajt dhe Muçës
E Shtunë 23 Janar 2016, 12:12
Dritare.net
Me këtë vendim prokuroria i ka vënë kapak hetimeve për vrasjen e 4 fishtë të ndodhur 5 vite më parë. Pushimi i hetimeve për 3 ish-zyrtarët e policisë së shtetit konfirmohet për ReportTv nga prokuroria e kryeqytetit.
Prokuroria në përfundim të analizimit të gjithë dokumentave dhe provave të sjella nga policia e shtetit ka rezultuar se nuk ka element të veprës penale që bëjnë përgjegjës ish-drejtorin e policisë Hysni Burgaj apo vartësin e tij Agron Kuliçaj.