2 zgjidhje për t’i dhënë fund reformës në arsim

Nga Fabian Topollaj

 

Per pedagoget nuk ka rroga. Reforma e Rames ne arsim jep si zgjidhje  shumefishimin e tarifave studentore.

U be 10 dite qe pedagoget e universiteteve publike nuk marrin pagen mujore te muajit janar.

Me miratimin e ligjit te ri te arsimit te larte, ketu e tre vite te shkuara, kam paralajmeruar terheqjen perfundimtare te shtetit nga subvencionimi i arsimit te larte dhe rrjedhimisht detyrimin e institucioneve te arsimit te larte publik per tu kthyer ne ndermarrje private ku edhe pagesat e pedagogeve do duhet te vilen nga tarifat e studenteve.

Ky ka qene qellimi kryesor i atij ligji qe nisi te zbatohej pjeserisht me miratimin e tij kur buxheti akordonte vetem disa muaj te pagesave te pedagogeve (pra jo te gjitha) dhe me nisjen e 2018 me sa duket po zbatohet plotesisht sepse shteti paska mbyllur perfundimisht qesen per arsimin e larte publik dhe pedagoget e ketyre institucioneve.

Ky ligj dhe kjo vendimarrje eshte teresisht antikushtetues, sepse kushtetuta ne nenin 57 te saj e percakton arsimin e larte si nje nga te drejtat themelore pozitive, e cila mund te garantohet vetem me nderhyrjen aktive te shtetit. Qe do te thote qe shteti ka detyrim te ngreje institucionet e arsimit te larte publik dhe ka detyrim te paguaje nga buxheti i shtetit te pakten rrogat e pedagogeve te ketyre universiteteve, si kusht paraprak per funksionimin e ketyre institucioneve.

LEXO DHE :  Problemi i vërtetë i Shqipërisë që u pasqyrua dje në PE

Pedagoget dhe studentet kane 2 zgjidhje. Ose te bojkotojne mesimin dhe te detyrojne qeverine te futet ne hullite Kushtetues, ose te pranojne shnderrimin e Universiteteve publike ne private e rrjedhimisht barazimin e tarifave dhe numrit te studenteve te tyre me ato private. Percaktimi i tarifave ne fakultetet shteterore ne 2000 euro viti per student jo vetem rendon familjet shqiptare, jo vetem perdhos te drejtat kushtetuese te te rinjve por eshte pranim i mbylljes dhe falimentimit te universiteteve publike ne te gjithe vendin, e bashke me te dhe vdekjen e arsimit publik.

Rruga dhe bojkoti i mesimit eshte e vetmja zgjidhje. Te tjerat jane pranim i se keqes nga pedagoget dhe studentet. Sa turp nese ndodh keshtu./ Dritare.net

Marrë nga facebook-u i autorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.