19 zhytës për të nxjerrë nga shpella 4 fëmijët dhe trajnerin në Tajlandë
Dritare.net
Nëntëmbëdhjetë zhytës kanë hyrë në shpellën “Tham Luang” në Tajlandën veriore në një mision të vështirë dhe të rrezikshëm, për të shpëtuar pesë vetët e bllokuar brenda.
Grupi, një ekip futbolli, ishte mbërthyer thellë brenda në shpellë që prej 23 qershorit pas shirave të ashpra dhe përmbytjes. Ndërkohë sot, nga mediet vendëse mësohet se, është nxjerrë jashtë edhe njëri nga 4 fëmijët e bllokuar në shpellë, informon dritare.net
Mësohet se, tetë fëmijët e shpëtuar më parë kanë një shëndet të mirë mendor edhe fizik.
Djemtë e evakuar deri më tani u janë nënshtruar testeve të ndryshme mjekësore dhe do të qëndrojnë në spital për të paktën 7 ditë.
Ndërkohë, pasi të dalin nga shpell, presidenti i FIFA-s u ka premtuar djemve dhe trajnerit se do të marrin pjesë në ndeshjen finale e Kupës së Botës, informon dritare.net