19 rregulla etike që ju po i thyeni çdo ditë!

Sot, për shumicën e njerëzve etika duket si një koncept i epokës së shkuar, por duhet ta dini se etika e një njeriu tregohet dhe nga detaje të vogla.

Nëse për disa është e epokës së shkuar, për disa të tjerë është bazike sjellja etike. Për këtë arsye dritare.net iu sjell disa rregulla që të ju deri tani i keni thyer pavetëdije. Shikojini!

1. Duartrokitje e gabuar

Mos i përplasni duart para fytyrës, por pak më poshtë dhe në të majtë. Dhe sigurisht, mos duartrokisni para fytyrës së dikujt tjetër.

2. Ngjitje e gabuar në makinë

Së pari uluni në sedilje, pastaj fusni këmbët. Kështu do parandaloni problemet.

3. Mënyra si hani gjalpë

Mënyra korrekte dhe etike e të ngrënit gjalpë është, vendosja pikë së pari në një pjatë, pastaj ta hani.

4. Drejtimi me gisht

Është në rregull t’i drejtohesh dikujt me gjeste, duke përdorur duart e hapura, por jo me gisht.

5. Kur kollitesh në dorën e djathtë.

Asnjëherë mos u kollit në dorën e djathtë. Ajo duhet të jetë e pastër, sepse ju do takoni njerëz me atë dorë. D.m.th, është dora shoqërore.

6. Kthimi i pjatave bosh

Nëse dikush iu ka huazuar një pjatë, apo një tavë, ju duhet ta ktheni me diçka në të, jo bosh.

7. Pirja kur ngrenë dolli për ju

Është jo etike të pish kur ngrenë dolli për ju. Ajo që ju duhet të bëni është të ktheni dollinë mbrapsht, dhe pastaj të pini.

8. Kur kaloni kripën pa piperin

Kripa dhe piperi janë si dy shokë të ngushtë që rrinë në tavolinë gjithmonë bashkë, prandaj nëse dikush iu kërkon kripën, ju duhet t’ia kaloni të dyja.

9. Nuk bëni kontakt sysh në dolli

Kur ju po pini dhe dikush ngre dolli për ju, shikojeni në sy, në shenjë falënderimi.

LEXO DHE :  Koçi për mandatet: Urdhrin e dha Berisha, shumica nuk donte të dilte nga Parlamenti

10. Mbajtja e çantës në krahun e djathtë

Ana e djathtë e krahut duhet mbajtur e lirë. Mbani gjërat në dorën e majtë, sepse e djathta është gjithmonë dora shoqërore.

11. Kur uroni nusen

Duket e çuditshme, por në martesa duhet të uroni dhëndrin dhe jo nusen. Ose nëse nuk doni të uroni dhëndrin, uroni për të dy “Jetë të lumtur”.

12. Uleni sikur ndiheni më rehat

Ju duhet të uleni me këmbët bashkë. Jo të kryqëzuara, jo të ndara, vetëm bashkë, sepse është më e sjellshme.

13. Ndarja e faturës kur keni ftuar dikë për darkë

Nëse ftoni dikë për darkë, ju duhet të paguani. Rregull etik i pashkruar, ky.

14. Ju thërrisni  në emër dikë që takoni për herë të parë

Kur të takoni dikë për herë të parë, mbani parasysh që duhet t’i drejtoheni me Zoti, ose Zonja.

15. Kur thua “Po shkoj në tualet”

Kur doni të shkoni në tualet, mënyra e drejtë për të thënë është, të çoheni nga tavolina dhe të thoni “Më falni”.

16. Vazhdimisht vonë

Nëse vonoheni për ndonjë rrethanë të pazakontë është ok, por kur vonoheni vazhdimisht nuk është etike.

17. Dëgjimi i bisedave private, fshehurazi

Përgjimi është i pafajshëm, por është dhe jo etik. Imagjinoni sikur dikush të dëgjojë bisedat tuaja private. Si do ndiheshit?

18. Harroni të prezantoni të njohurit

Të gjithëve iu ka ndodhur të keni harruar  të prezantoni të njohurit tuaj me miq. Është moment i pakëndshëm dhe jo etik.

18. Keni kërkuar kuti ushqimi, pas një darke biznesi

Është e dhimbshme të lësh ushqimet në pjatë, por shumë herë më e turpshme që në një darkë biznesi të merrni ushqimin e mbetur më vete./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.