16-vjeçarja e përdhunuar në Kosovë, Haradinaj: Të zbardhet e vërteta
Dritare.net
Haradinaj kërkoi nga Mustafa ndërmarrjen e të gjitha veprimeve, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.
Pëmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se Prokuroria dhe Gjykata duhet të dëshmojë fuqinë e vet në zbatim të ligjit.
“Sot, kam pritur në takim pune Ministrin e Brendshëm Ekrem Mustafa, Ministrin e Arsimit, Shyqeri Bytyqi, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj, Kryeshefen e Inspektoratit Policor Miradie Kelmendi dhe Kryeinspektorin e Arsimit Dëfrim Gashi, nga të cilët kërkova që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.
Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit. Rasti i abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit. Njëkohësisht, kërkoj nga të gjitha mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen”, shkruan Haradinaj./A.C/dritare.net