16 këshilla dashurie, që kurrë nuk duhet t’i ndiqni

Kur vjen puna te dashuria, njerëzit japin shumë këshilla, por është mirë që disa prej tyre mos t’i dëgjoni dhe as t’i besoni.

Një perspektivë e paanshme e personit të tretë mund të të ndihmojë të kuptosh disa gjëra në lidhjen tuaj, ose mund t’ju drejtojë në rrugën e gabuar.

Problemet vijnë nga këshillat e jashtë, sepse ata nuk e njohin marrëdhënien tuaj, më mirë sesa ju e njihni. Dritare.net ju sugjeron që asnjëherë të mos dëgjoni nga dikush këto 16 këshilla dashurie.

1. Ulni standardet tuaja

Nuk ka asgjë të gabuar të dini se cila është ajo cilësi që ka vlerë për ju dhe pse. Është e rëndësishme të jesh me dikë qe e mishëron atë.

2. Duhet të ndryshosh për atë

Është e rëndësishme që të njiheni, por jo  të ndryshoni karakterin tuaj vetëm për partnerin/partneren. Kjo është një këshillë e gabuar, sepse nëse dikush ju do, ju do ashtu siç jeni.

3. Asnjëherë mos shkoni në shtrat me nerva

Kjo është një këshillë e gabuar. Jo të gjitha gjërat zgjidhen para gjumit, prandaj nëse shkoni në shtrat me nerva, nuk do të thotë që dëmtoni marrëdhënien tuaj. Mbase dita e nesërme do ju gjejë më të qetë, për të diskutuar dhe zgjidhur problemin tuaj.

4. Argëtimi nuk zgjat shumë

Personi me të cilin ju do ndani jetën, do jetë një njeri që do i bëjë ditët tuaja më të bukura. Edhe pse ajo dashuria e madhe si në fillim, zbehet me kohën, argëtimi gjithmonë është prezent. Argëtimi është pjesë e një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur.

5. Të flasësh për probleme në dhomën e gjumit, përkeqëson gjërat

bad

Ju nuk duhet të përqendroheni që të lëndoni partnerin tuaj, thjesht jini të ndershëm në atë që thoni. Nuk ka rëndësi ku diskutoni, rëndësi ka të mos lëndoni njëri-tjetrin gjatë diskutimeve.

6. E kundërta tërheq

relationship advice

Është vetëm një mit. Njerëzit tërhiqen nga të ngjashmit. Kjo do të thotë që partneri/partnerja juaj duhet të ketë cilësi të përbashkëta me ju. Dritare.net ju sugjeron të mos humbni kohën me njerëz që nuk ju lidh asnjë gjë e përbashkët.

7. Zënkat janë të pashëndetshme

Edhe kjo është një këshillë e gabuar. Zënkat i bëjnë shumë mirë një marrëdhënie, nëse po diskutoni drejtë. Zënkat inkurajojnë bisedën, ku të dy partnerët ndihen të sigurt.

8. Mjafton dashuria

Në një lidhje nuk ka rëndësi vetëm dashuria që ndjeni për njëri-tjetrin. Ideja se notoni në ujëra të qeta, pasi keni gjetur partnerin që ju dashuron, është e gabuar. Ashtu si çdo sukses në jetë, edhe dashuria kërkon përpjekje dhe shumë punë.

LEXO DHE :  Shpërthim në një kolegj, 10 të vrarë e mbi 50 të plagosur

9. Jepi atij/asaj një mësim, duke heshtur

Nëse mërziteni me partnerin tuaj dhe nuk i flisni, duke menduar se po i jepni një mësim, po bëni shumë gabim. Komunikimi është çelësi për një marrëdhënie të suksesshme. Është e rëndësishme të flisni, të bërtisni nëse e ndjeni, por jo të qëndroni të heshtur.

10. Bëhuni joshës

Zakonisht këtë këshillë e marrin femrat, duke menduar se joshja është një armë e fortë e tyre. Joshja  e partnerit nuk është një ide e keqe, por gjithmonë përpiquni ta joshni në mënyrën tuaj, jo duke imituar të tjerët.

11. Bëhuni të fortë, por jo shumë

Edhe kjo këshillë zakonisht u jepet grave. Grave u këshillohet të tregohen të forta, por njëkohësisht edhe femërore, të buta dhe seksi. Kjo i bie, që në një marrëdhënie, ju të mishëroni një tipar tjetër, duke u kujdesur të mos ndryshoni rolet tradicionale. Mënyra më e mirë është të silleni sikur ju e ndjeni. Në një marrëdhënie gjithmonë do të ketë momente kur ju do tregoheni e fortë, dhe po ashtu do ketë momente kur ju do tregoheni e pambrojtur.  Duke u mundur t’i bëni të dyja njëherësh, do tregoheni jo autentike.

12. Ka ardhur koha të martohesh

Jetojmë në 2018-ën, dhe njerëzit akoma qëndrojnë në ankth për dikë, se nuk ka gjetur njeriu e jetës, edhe pse i ka ikur mosha. Mbase vërtet i keni kaluar të 20-ata, por kjo nuk do të thotë që patjetër duhet të martoheni. Ju thjesht duhet të shihni rrugën tuaj dhe të ndiqni intuitën tuaj. Nëse keni vendosur të martoheni 45 vjeç, apo të mos martoheni fare, është zgjidhja juaj. Mos ndiqni asnjëherë skenarin e jetës dhe martesës, por ndiqni atë që ju duket logjike.

13. Marrëdhënia duhet të jetë e lehtë

Kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha që mund t’ju kenë thënë. Forca e një marrëdhënie është e matshme nga koha, përpjekja dhe energjia e investuar.

14. Xhelozia tregon se ju do

Kjo nuk është e vërteta. Xhelozia e çon marrëdhënien në një situatë abuzive, nëse të dy nuk përpiqeni ta parandaloni.

15. Askush nuk do ju doja si ai/ajo

Kjo është absolutisht një gënjeshtër. Nëse dikush ju a thotë këtë gjë, mendoni sa rëndësie ka dhe çfarë roli luan partneri, në jetën tuaj. Kjo është një frazë që përdoret për të mbajtur një individ, në një marrëdhënie abuzive.

16. Bëhu vetë shefi

Në një marrëdhënie të shëndetshme, çdo partner ka një fushë ku ai shkëlqen dhe logjikisht ata marrin drejtimin në atë situatë. Nëse doni një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme, duhet të keni përkrahje dhe mirëkuptim reciprok./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.