14 pikat e presionit, që ju çlirojnë nga dhimbjet shumë shpejt!

Akupresura ose presioni i dhimbjes është përdorur prej kohësh për të ndaluar dhimbjet mendore dhe fizike. Kjo metodë shëruese është përdorur fillimisht në Kinë dhe ne, të gjithë e dimë se është e mrekullueshme. Por, disa dinë se si dhe ku ta përdorin këta teknikë.

Është shumë e thjeshtë, edhe ju mund ta bëni nga shtëpinë tuaj. Dritare.net sjell për ju, 14 pika presioni mbi trupin tuaj, që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe dhimbjet e bezdisshme të trupit.

1. Pika e tre miljeve


Vendndodhja: 1.5 cm nën kupën e gjurit. Kjo pikë mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të tretjes si, dhimbjet e stomakut, të vjellat dhe të përzierat.
Prekni këmbën tuaj dhe masazhojeni për 1 minutë.

2. Pika e tretë e syrit

Vendndodhja: midis vetullave

Nëse e masazhoni për 1 minutë, mund t’ju ndihmojë dhe lehtësojë dhimbjen tuaj të kokës, depresionin, lodhjen kronike apo edhe stresin.

3. Pika e perikardit

Vendndodhja: në parakrah, 3 gishta lart pëllëmbës së dorës, midis dy tendonave.

Nëse e masazhoni për 5-6 sekonda, do t’ju ndihmojë në lehtësimin e të vjellave.

4. Pika tong zi liao


Vendndodhja: në cep të syrit.
Fërkimi i ngadalshëm i pikës me majat e gishtave, do t’ju ndihmojë në lehtësimin e migrenës dhe do të zvogëlojë dhimbjen e syve.

5. Pika e madhe e nxitimit

Vendndodhja: mes gishtit të madh dhe të vogël të këmbës, rreth 2 cm larg.

Vetëm me anë të masazhit mund të lehtësosh, dhimbjen e kokës, lodhjen e syve. dhimbjet e këmbëve etj. Gjithashtu ndihmon në rritjen e përqendrimit.

6. Qetësia e detit

LEXO DHE :  Video/ Rama: Të varfra, por vajzat e Agës nuk nxjerrin 1000 justifikime për të lënë shkollën

Vendndodhja: në qendër të gjoksit
Masazhi në këtë zonë i lehtëson njerëzit nga ankthi, depresioni, histeria dhe sëmundjet e tjera emocionale.

7. Takimi në pikën e luginës

Vendndodhja: midis gishtit të madh dhe atij tregues.
Redukton dhimbjet e kokës, qafës dhe shpatullave. Bëjini masazh për një minutë dhe do ndiheni të lehtësuar.

8. Pika yongquan

Vendndodhja: në mes të shputës së këmbës

Trajton dhimbjen e kokës, zbehjen, dhimbjen e syve etj

9. Portat e vetëdijes

Vendndodhja: në fundin e qafës, në të dyja anët.
Dritare.net ju sugjeron ta masazhoni për një minutë dhe do të keni lehtësim të dhimbjes se kokës, migrenës dhe nuk do të keni marramendje.

10. Pika e rezistencës

Vendndodhja: në pjesën e prapme të kokës, poshtë kafkës.
Masazhojeni për dy minuta me majën e gishtave dhe do të keni lehtësim të dhimbjes së hundës, fytit dhe kokës.

11. Pika e vitalitetit

Vendndodhja: në fund të kurrizit, 2-4 gishta larg shtyllës kurrizore
Masazhojeni me majën e gishtave dhe do t’ju lehtësohen dhimbjet e stomakut dhe barkut.

12. Pika e ngrohtësisë së trefishtë

Vendndodhja: 3 cm larg nga dora
Ndihmon në zvogëlimin e fryrjes së barkut.

13. Pika e maleve kunlun

Vendndodhja: midis kockave të kyçit të këmbës dhe thembrës.

Masazhimi i zonës për rreth 2 minuta, zvogëlon dhimbjen e qafës, shpatullës dhe shpinës.

14. Pika e shtrembëruar e pellgut

Vendndodhja: te bërryli i dorës

Përkuleni bërrylin disa herë, masazhojeni me gishtat tuaj për një minutë. Ky masazh do t’ju çlirojë nga të ftohtët, dhimbjet e fytit dhe ethet./Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.