14 figura të njohura botërore, që u treguan njerëzorë dhe thyen rregullat!
Dritare.net
Gjithmonë duhet të ndjekin një protokoll të paracaktuar, që u tregon atyre se si të sillen në publik, ndërsa e gjithë bota po i sheh. Të jetosh jetën e një presidenti, apo një mbretëreshe nuk është diçka e lehtë, pasi njeriu duhet ta ndryshojë plotësisht veten, për të motivuar të tjerët. Por janë disa situata sa qesharake, aq edhe të bukura, të cilat as vipat nuk mund t’i shmangen.
Dritare.net ka sjellë për ju, disa momente pikante, prekëse dhe qesharakeve të të famshmëve në publik.
- Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, duke mbajtur fjalim në shi.
Obama është presidenti më frymëzues dhe një nga më të fuqishmit në SHBA. Kur të gjithë sytë e botës ishin mbi të, ai e theu rregullin gjatë fushatës së tij elektorale. Ai iu drejtua publikut, në Glen Allen të Virxhinias dhe mbajti një fjalim, ndërsa po binte shi.
- U kap rob me të kuq
Kur Bill Klinton ishte angazhuar në një aktivitet dhe diçka e pazakonte po ndodhte mes tij dhe një studentes, në Shtëpinë e Bardhë. Ky thashethem u përhap menjëherë dhe bota u shtang.
- Një dolli nga mbretëresha Elizabet ll
Edhe pse është mbretëreshë, Elizabet ka pasur raste që ka thyer protokollin. Kur mori gotën e shampanjës në dorë, theu protokollin. Ishte e pazakonte për një mbretëreshë të ngrinte një dolli, sidomos për Vitin e Ri.
- Pafajësia e princit Xhorxh
Jo vetëm të rriturit, por edhe të vegjlit gabojnë në publik. Ata më shumë. Kurioziteti dhe pafajësia e princit George, thjesht të mahnitin.
- Heroi i uraganit
Në vitin 1992, kur pjesa më e madhe e Floridës u shkatërrua nga uragani ‘Andrew’ dhe njerëzit humbën shpresën, presidenti, Bill Clinton shkoi për vizitë. Clinton shkoi atje për të vëzhguar zonën e shkatërruar, por pasi mbërriti u rrethua nga dashuria e vendasve.
- Dita e Falënderimeve, me amerikanët
Në vitin 2003, George W. Bush i befasoi të gjithë duke vizituar Irakun, për të mbështetur trupat e tij dhe për të siguruar mbrojtje maksimale ndaj presidentit. Ishte hera e parë në histori, që një president amerikan viziton Irakun. Ai ishte atje për të festuar Ditën e Falënderimeve me trupat amerikane.
- Tragjedia e Kullave Binjake
Kur ndodhi kjo tragjedi, e gjithë bota u trondit dhe të gjithë mbështetnin njëri-tjetrin. Kjo ishte koha kur, qytetarët e Shteteve të Bashkuara ishin si një trup i vetëm. Zjarrfikësit në luftë me flakët, për të shpëtuar njerëzit nga ndërtesat e shkrumbuara dhe Bush që i mbështet, informon dritare.net
- Pak çaste pikante, nga Kate Middleton
- Pas ceremonisë së diplomimit në Kolorado, presidenti Bush bëri diçka vërtet të papritur. Presidenti Bush, takohet ‘me gjoks’, me ushtarin, Theodore Shiveley nga Teksasi.
- Kërcimi i mbretëreshës
Sipas protokollit mbretëror, një mbretëreshë nuk mund të preket nga ndonjë person tjetër. Por ky protokoll u thye nga ish-kryeministri, Tony Blair. Jo vetëm që theu rregullin e prekjes, por edhe kërceu me mbretëreshën. Siç duket, ky kërcim nuk i pëlqeu aspak mbretëreshës.
- Le të bjerë shi mbi mua
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u fotografua duke shijuar shiun, ndërsa Zonja e Parë, Michelle Obama po ecën nën një çadër, informon dritare.net
- Një përqafim i ngrohtë dhe i fortë
Kur bëhet fjalë për momente të bukura të një politikani, Obama gjithmonë kryeson listën. Përsëri një moment i bukur, u kap nga Obama me një njeri të zakonshëm, kur vizitoi dyqanin e tij.
- Princi Charles dhe protokolli
Kur princi Charles mori pjesë në një ceremoni shumë të rëndësishme, por serioze, ai u mërzit plotësisht. Kjo ceremoni u ndoq nga të gjitha personalitetet e rëndësishme të botës, por për një fëmijë, kjo nuk ka rëndësi.
- Foto që të prek zemrën
Ky moment preku gjithë botën. Princi Harry veshur si ushtar, kalon pak kohë me një fanse 97-vjeçare./Përshtati: kadrije Çako/dritare.net