13 vipa që nga yje u shndërruan në përbindësha!
Dritare.net
Ka shumë njerëz të famshëm që luftuan për të arritur aty ku ndodhen tani, por dhe ka dhe të tjerë që nga të famshëm dhe shumë të talentuar, u shndërruan në njerëz që nuk njihen më, dhe kjo për shkak të operacioneve plastike apo drogës, informon dritare.net
Dritare.net sjell më poshtë një listë me disa persona shumë të famshëm që shkatërruan vetën e tyre.
1. Lindsay Lohan
Lindsay Lohan nga një vajzë e bukur dhe e ëmbël, u shndërrua në një shembull të keq, pasi krijoi varësi ndaj drogës. Çdo vajzë e vogël donte të ishte si Lindsay Lohan në ditët kur ajo ishte e famshme.
Ajo ende është e njohur, por si më parë. Nuk jemi të sigurt se çfarë shkoi keq, mbase zgjedhjet e gabuara të jetës ose ndoshta një ndikim i keq.
2. Donatella Versace
Askush nuk mund ta harrojë suksesin e modës së Donatellës me Versace-n. Marka e saj është kudo tani, dhe është një përfaqësim i pasurisë dhe suksesit. Por shikoni se çfarë bëri me fytyrën e saj. Ajo ishte më tërheqëse në rininë e saj, se tani, pasi ndërhyrjet e kanë bërë atë shumë të shpifur.
3. Bruce Jenner
Bruce nuk e shkatërroi vërtet jetën e tij. Thjesht nga Bruce u bë Caitlyn. Ne jetojmë në një botë të lirë dhe ju keni të drejtë të bëni gjithçka që dëshironi me veten tuaj. Por, vendimi i tij për të kaluar në Caitlyn, bëri që të humbte të gjithë familjen e tij, pasi Bruce është babai i motrave Jenner, Kylie dhe Kendal.
4. Amanda Bynes
Rasti i ngjashëm me Lindsay Lohan. Amanda ishte një vajzë shumë e bukur, por problemi i saj është se ajo nuk u kujdes më për pamjen dhe shëndetin e saj, dhe kjo është arsyeja pse ajo duket kaq keq.
5. Jocelyn Wildenstein
Ka një rregull të artë në jetë, që ne të gjithë duhet të ndjekim, “çdo gjë ka një kufij”. Ky rregull mund të zbatohet kur bëhet fjalë për ushqim, pije dhe madje edhe kirurgji plastike. Për të qenë plotësisht i sinqertë me ju, është veçanërisht e rëndësishme të dini se kur duhet të ndalesh në operacionet. Sigurisht, nëse nuk doni të përfundoni si Jocelyn Wildenstein, informon dritare.net
6. Lil Kim
Nuk ka pasur Nicki Minaj në ditët e lashta, por Lil Kim ishte mbretëresha e hip-hop kur Biggie dhe 2Pac ishin gjallë. Gjithçka po shkonte mirë për të, derisa vendosi të bënte disa operacione plastike. Para dhe pas imazhit që po shihni është gjithçka që ju duhet të dini si përfundoi ajo.
7. Amanda Lepore
Kjo ndoshta është një nga fotografitë më shokuese para dhe pas, që kemi parë ndonjëherë. Të dy zonjat e mësipërme as nuk duken sikur janë më të njëjtat. Lepore dikur ishte një përkufizim i bukurisë, por kjo nuk ndodh më.
8. Macaulay Culkin
Të gjithë e kujtojmë djalin e vogël nga “Home Alone”. Çulkin ishte me të vërtetë djali i artë. Ai ishte thjesht i destinuar të bëhej një yll i madh filmash, por problemet personale dhe zgjedhjet e këqija e ndryshuan fatin e tij.
9. Daryl Hannah
Të gjithë shpresonim se ajo do të mbetej gjithmonë një zonjë e bukur edhe kalimin e viteve. Por kjo nuk ndodhi. Sepse ajo nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj, dhe kështu bëri disa ndërhyrje në fytyrë që e bën më keq.
10. Mischa Barton
Kjo duket si një shembull tipik nga një "vajzë e mirë në e keqe". Bartoni ishte një vajzë e tillë e ëmbël dhe e bukur, por kjo duket se është zhdukur tashme. Ndikimi i keq dhe droga janë arsyet pse Barton nuk është më si dikur, informon dritare.net
11. Janice Dickinson
Dhe ende një tjetër transformim skandalozë. A mund të besoni me të vërtetë se në fotografitë e mësipërme janë në të vërtetë personi i njëjtë? Ajo nuk i rezistuar dot operacioneve të shumta plastike.
12. Tara Reid
Është thjesht e vështirë për të kuptuar se çfarë e bëri Tara Reid t’i nënshtrohet një operacioni plastik. Ka shumë yje të tjerë të bukur të filmave të cilët ruajnë pamjen e tyre natyrale dhe të bukur. Reid jo vetëm bëri ndërhyrje në fytyrë por bëri dhe operacion gjoksin duke e rritur jashtëzakonisht shumë.
13. Kate Moss
Një yll shumë i famshëm dhe një femër shumë e bukur në rininë e saj, Kate siç duket edhe në foto nuk e ka ruajtur bukurinë e saj dhe e ka lënë veten shumë pas dore./D.M-Dritare.net