13 sekrete që do ju ndihmojnë në kuzhinë

 

Të dish të gatuash është e domosdoshme jo vetëm për femrat  që në shtëpi vetëm atyre ju bie kjo peshë, por edhe për meshkujt është e nevojshme të dinë të gatuajnë.

Dritare.net sot do ju mësojë disa sekrete që do ju ndihmojnë të përmirësoni shumë aftësitë tuaja në gatim.

Hudhra

Që të qëroni një hudhër pa u munduar shumë, dhe pa krijuar rrëmujë, mjafton ta vendosni në mikrovalë për rreth 20 sekonda.
Mënyra më e thjeshtë për të qëruar xhinxherin

Me pjesët anësore të një luge do e keni shumë të lehtë të hiqni lëkurën e xhinxherit.

Si të skuqni peshkun

Zakonisht peshku gatuhet në skarë, dhe  mund të shpërbëhet duke ju prishur forma që ka. Për të shmangur këtë problem gjatë gatimit të peshkut, vendosini feta limoni gjatë kohës kur ëshët në skarë duke u skuqur. Madje me këtë mënyrë peshku do e marrë më mirë shijen e limonit.

Si të ngrohni picën

Kur pica ngrohet për herë të dytë nuk shijon, si në momentin kur dell nga furra dhe është e freskët.
Por në qoftë se ju duhet ta shijoni atë sikur të ishte e freskët, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është vendosja e një gote uji në mikrovalë gjatë nxehjes. Kjo parandalon që pica të thahet.

Ja si mund t’i prisni më thjeshtë domatet e vogla

 

Nëse jeni duke bërë një sallatë dhe keni nevojë për të prerë një grumbull domatesh vogla, vetëm vendosini  ato midis dy pjatave dhe  qëndrimi i tyre mes pjatave do ju ndihmojë në prerjen e tyre

LEXO DHE :  Zjarr masiv në pyjet e Librazhdit, identifikohen 3 vatra

Vendoseni qepën në ngrirje, që mos qani kur ta prisni

Ngrirja e qepës ngadalëson lëshimin e kimikateve gjysmë toksike që shkaktojnë lot.

Lloje të ndryshme çaji, duan temperaturë të veçantë


Mbështillini  bishtat e bananes me letër


Përdorni pak  letër alumini  për të mbështjellë kërcellin e bananes.  Ky sekret  do bëjë që ju të shijoni shijen e vërtet të bananes, që nuk e keni provuar deri më tani.

Përdorni lëvoren e vezës, për të pastruar copëzat e vogla që mbesin në vezë kur ajo thyhet.

Ja mënyra më e mirë për të skuqur

Mishi shpesh herë thahet kur piqet në skarë. Për ta mbajtur atë të lëngshëm, vendosni një kub akulli në mes që pjesës së mishit që po piqni.

Përdorni gërshërët  e kuzhinës për të shkurtuar kohë në kuzhinë

Përdorni letër kuzhine, për gatimin e ëmbëlsirave në mënyrë që pas pjekjes ajo mos ngjitet në enën ku u poq, sugjeron dritare.net

Që pijet freskuese, të jenë të freskëta, mbyllni ato me një letër  të lagur dhe vendosni në frigorifer.


Mbani ëmbëlsirat të buta

Që ëmbëlsirat t’i shijoni sikur janë të gatuara në moment edhe pas disa orësh, mjafton që në hapësirën ku keni vendosur ëmbëlsirat të shtoni edhe disa fara mollësh./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.