13 gjëra që mund të bëni me kafenë, përveçse ta pini

Miliona njerëz preferojnë të pinë një kafe çdo ditë. Në të vërtetë ka shumë opsione si do ta pish, duke filluar nga ekspresi e deri te makiato. Kjo është një gjë e mirë, por më mbresëlënëse është fakti që ti jo vetëm mund ta konsumosh kafenë, por edhe ta përdorësh edhe për gjëra tjera.

Dritare.net ka mbledhur 13 gjëra që ju mund të bëni më kafen, dhe më poshtë mund t’i lexoni.

1. Aromatizues duarsh

Kush mund t’i rezistojë aromës së kafesë? Pra, pse të mos e përdorni kafenë si një aromatizues për duart, duke hequr erën e hudhrës apo qepës. Lani duart me kafe pastaj shpërlani me ujë.

2. Maskë fytyre

Përveç aromës mahnitëse dhe shijes, kafja ka një numër përfitimesh për lëkurën.

Kafja heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe siguron një efekt anti-rrudhë, për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve. Kjo bën që baza e kafesë të jetë një nga produktet më të mira për lëkurën tuaj. Ju mund të përdorni kafenë në maska të ndryshme fytyre.

3. Freskues frigoriferi

Ju ka ndodhur të gjithëve që kur hapni frigoriferin të ndjeni një erë të pakëndshme. Aromat e forta mund të vijnë nga peshqit apo dhe erëzat që ndodhen në frigorifer. Si mund ta zgjidhni këtë problem? Dritare.net ju sugjeron të vendosni pak kafe në frigorifer, sepse lufton aromat e këqija.

4. Ilaç anti-celulit

Shumica e kremrave anti-celulit kanë një përbërës të përbashkët, kafeinë. Problemi është se të gjithë janë shumë të shtrenjtë, kështu që nëse keni kafe në shtëpi, pse të mos e përdorni atë më mirë?

Pak kafe të mbetur, përziejeni me vaj kokosi. Aplikojeni në zonën me celulitit, masazhojeni me lëvizje rrethore për disa minuta. Është një mënyrë e mirë dhe e lirë për të trajtuar problemin tuaj.

5. Largon parazitët

Jo vetëm ju, por edhe qeni juaj del i përfituar nga kafja. Si, do pyesni ju? Epo, kafe mund ta përdorni për të pastruar parazitët nga kafshët. Pasi ta keni larë qenin, fshijeni atë me kafen e mbetur të përgatitur. Qeni juaj do jetë më i pastër dhe do bie aromë të mirë.

LEXO DHE :  Ja çfarë ka bërë Bahar e "Diamante dhe Dashuri"!

6. Trajtoni flokët

Kafja jo vetëm përdoreni për lëkurën, por edhe për flokët.  Ajo i bën flokët më të butë dhe të shndritshëm. Pas dushit lajeni kokën me kafe me lëvizje rrethore, dhe mbajeni për 20 minuta, pastaj shpërlajeni. Këtë trajtim mund ta përdorni një herë në javë.

7. Në kopsht

Nuk e prisnit apo jo? Rezulton se kafeja mund të pasurojë dhe të ushqejë tokën me azot.  Kjo metodë mund të përdoret edhe në vazot me lule.

8. Largues  macesh

Mund t’ju ketë ndodhur që në oborrin e shtëpisë tuaj të keni lule dhe shumë mace jo të juaja mund të urinojnë aty. Problemi është si t’i largoni? Dritare.net sugjeron, që për t’i larguar macet pa i trembur, përdorni kafe. Macet nuk e durojnë erën e kafesë.

 9. Largon qelizat e vdekura

Kafja është një produkt shumë i mirë, sepse largon qelizat e vdekura nga lëkura. Për të pastruar zonat që ju doni merrni pak kafe dhe vaj ulliri. Aplikojini të dyja në lëkurë dhe pas disa minutave lajeni lëkurën me ujë të ngrohtë.

10. Freskon ajrin

Nëse nuk duroni dot ajrin në dhomë apo nuk doni të përdorni aromatizues kimikë, atëherë përdorni kafe. Kafja është një aromatizues natyral. Nëse funksiononte për frigoriferin, sigurisht do të funksionojë dhe për dhomën tuaj. Vendoni kafe në ndonjë vend, të njëjtën gjë mund ta bëni në makinë, dollap etj.

11. Lustrues mobiliesh

Kafja është gjithashtu shumë e dobishme për të bërë mobiliet tuaja të drurit me shkëlqim dhe të pastra. Si ta bëni këtë? Merrni një leckë, vendosni kafe dhe pastroni sipërfaqen që ju dëshironi. Mobiliet do të shkëlqejnë!

12. Përdorni kafe për dekorim

Nuk mendoni se kokrrat e kafesë janë të bukura? Kokrrat e kafesë mund t’i përdorni si elementë dekorativ për t’i dhënë ambientit një pamje të bukur. Në një shishe transparente apo në një shishe qelqi, ju mund të shpalosni imagjinatën.

13. Përdoreni për gatim

Nëse e pëlqeni kafen për ta pirë, do e pëlqeni edhe për ta ngrënë.

Përdorni kafen e çastit për të dekoruar ëmbëlsira, për biskota etj./E.B- dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.