12 gjërat e zakonshme, për të cilat mund të arrestohesh në këto shtete!
Dritare.net
Kur bëni gati valixhen e udhëtimeve duhet të kërkoni në internet edhe për rregullat dhe ligjet e shtetit që ju do të vizitoni, sepse ju mund të shkoni atje dhe veprimet që për ju mund të jenë normale për to mund të jenë të dënueshme. Në këtë mënyrë pushimet tuaja mund të shkatërrohen.
Në disa vende, është e mundur që të përfundoni në burg për shkak të mbledhjes së guaskave të vogla në det.
Në këtë artikull do t’ju tregojmë rregullat që duhet të dini për disa vende të ndryshme në botë. Lexoni më poshtë të gjitha gjërat që nuk duhet të bëni jashtë vendit tuaj, nëse nuk dëshironi të përfundoni në burg.
Mbledhja e guaskave, ushqimi i peshkut dhe mbajtja e letrave të lojës në Tajlandë.
Nëse ju udhëtoni drejt Tajlandës dhe merrni me vete letra për të luajtur me shokët gjatë kohës kur po pushoni atje nuk do e shijoni shumë udhëtimin. Gjithashtu punonjësit në plazhet e Tajlandës nuk do të mendoheshin shumë t'ju çonin në burg nëse do t’ju shikonin duke mbledhur guaska të vogla, të bukura shumëngjyrëshe në plazh.
Një shembull të kësaj historie e kanë treguar disa vajza të cilat vendosën të paguanin 2.000 dollarë në vend që të mos kalonin një vit në burg për shkak të mbledhjes së guaskave, shkruan dritare.net
Mos shani në Australi
Nëse jeni në Australi, duhet ta kontrolloni mirë veten kur flisni. Edhe nëse nuk duroni një lloj situate atje, apo ju nervozojnë për diçka jo shumë të rëndësishme, mendohuni para se të flisni. Nuk jeni në Shqipëri atje dënohesh nëse shan dikë. Mund ta mendosh dhe ta mbash për vete, por jo ta nxjerrësh nga goja.
Lidhja me një Wi-Fi tjetër në Singapor
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur zgjidhni një rrjet Wi-Fi në Singapor. Nëse lidheni me një Wi-Fi pa njoftuar pronarin e saj, sipas ligjeve lokale, ky veprim mund të konsiderohet si sulm i hakerëve. Ju mund të dënoheni me 3 vjet burg për këtë vepër penale.
Lëvizja pa ID dhe mbajtja e ilaçeve në Japoni
Nëse udhëtoni drejt Japonisë duhet të mbani gjithmonë një kartë identiteti me vete. Nëse policia ju ndalon dhe juve nuk keni dokumente, mund të arrestoni deri në 23 ditë.
Gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm kur paketoni ilaçe për udhëtimin tuaj. Shumë ilaçe janë të ndaluara në Japoni duke përfshirë ato që përdorim për gripin. Kushtojini vëmendje të madhe listës së substancave të ndaluara para se të nisni një udhëtim nëse doni të shmangni arrestimin në aeroport.
Në Arabi arrestohesh nëse ha apo pi gjatë Muajit të Ramazanit
Qeveria e Arabisë Saudite ka një rregull, i cili paralajmëron të gjithë turistët se kushdo që ha apo pi në një vend publik gjatë Ramazanit, do të arrestohet dhe dëbohet, shkruan dritare.net
Mos jepni ushqime për njerëz e pastrehë në SHBA!
Banorët në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, në Florida janë shumë seriozë për ligjin që ndalon dhënien e ushqimeve të njerëzve të pastrehë në publik. Ky ligj është aq i rreptë sa edhe një prift 90-vjeçar nga një kishë lokale u arrestua për 2 muaj, sepse u dha ushqim njerëzve në nevojë. Një person mund të bëjë një bamirësi të tillë vetëm në vende të veçanta dhe pas marrjes së lejes zyrtare nga autoritetet lokale./ Brightside I.M-dritare.net