Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të jesh në gatishmëri të vazhdueshme për simptomat e kancerit. Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë 11 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni.
Lodhje e vazhdueshme
Lodhja e vazhdueshme mund të jetë një simptomë e rëndësishme e leucemisë dhe kancerit të zorrës së trashë ose stomakut. Nëse lodhja nuk largohet edhe pasi keni pushuar dhe fjetur mirë dhe vazhdon akoma, do të thotë se është një shenjë kanceri, informon dritare.net.
Humbje e pashpjegueshme e peshës së trupit
Shumica e njerëzve me kancer humbasin peshë në pak ditë, pa kuptuar. Nëse puna juaj nuk është e lodhshme fizikisht, dhe nëse nuk keni bërë më parë aktivitet fizikë, kjo humbje e shpejtë e pashpjegueshme e peshës mund të jetë një shenjë e rrezikshme.Kjo është një nga shenjat e para të kancerit dhe mund të përdoret për ta kuruar atë në kohë, këshillon dritare.net.
Shenja në trup
Dritare.net ju sugjeron të kontrolloni regullisht trupin tuaj. Lëkura e deformuar, me shenja që nuk ju janë shfaqur më parë, mund të jetë një shenjë e hershme ose e vonuar e kancerit e cila duhet të raportohet tek një mjek.
Dhimbje të vazhdueshme
Megjithëse dhimbja mund të jetë një simptomë e një sërë sëmundjesh, gjithashtu mund të tregojë edhe kancerin. Nëse dhimbja është e pashpjegueshme dhe nuk largohet ose nuk përmirësohet me trajtimet që merrni, kjo është një shenjë paralajmëruese, informon dritare.net. Në varësi të vendit ku keni dhimbje mund të jetë një simptomë e tumorit të trurit, kancerit të zorrës së trashë.
Ethet e shpeshta
Pothuajse të gjithë njerëzit me kancer kanë gjasa të kenë ethe për një periudhë kohore, veçanërisht nëse kanceri ndikon në sistemin imunitar. Edhe pse ethet janë të zakonshme në fazat e fundit, dritare.net informon se mund të jetë gjithashtu një shenjë e hershme e kancerit të gjakut, të tilla si leuçemia ose limfoma. Sidoqoftë, nëse përjetoni shpesh ethe, dhe nuk mund të kuptoni arsyen e tyre, dritare.net ju sugjeron të kërkoni kujdes mjekësor.
Ndryshimet në lëkurë
Kanceri i lëkurës konsiderohet të jetë lloji më i zakonshëm i kancerit dhe nganjëherë mund të jetë e vështirë të njihet në fazat e hershme. Nëse lëkura e trupit tuaj ndryshon ngjyrë sa herë i hidhni ujë, kur bëni palestër, kur hani ushqime të caktuara, dhe çdo herë që lëkura juaj merr pamje tjetër si shkak i një ushqimi, dritare.net ju sugjeron të konsultoheni me mjekët Megjithatë, përveç kancerit të lëkurës, edhe llojet e tjera të kancerit mund të shkaktojnë ndryshime në lëkurë. Kushtojini vëmendje shenjave dhe simptomave si, lëkurë të errët, të verdhë ose të kuqërremtë, kruajtje dhe gjakderdhje.
Probleme me zorrët dhe fshikëzën
Nëse përjetoni kapsllëk afatgjatë dhe diarre dritare.net ju sugjeron të bëni një vizitë te mjeku.Këto janë shenja të kancerit të zorrës së trashë. Simptomat e kancerit të fshikëzës ose kancerit të prostatës përfshijnë dhimbjen kur kalon urina, gjakun në urinë ose një ndryshim në funksionin e fshikëzës. Driatre.net ju sugjeron të konsultoheni me mjekët për këto lloje të shenjave të pazakonta në trupin tuaj.
Kollë
Kolla e pandërprerë gjatë gjithë kohës është një tjetër simptomë e kancerit të lëkurës, informon dritare.net. Nëse kolla nuk ju ndalon për shumë kohë duhet të konsultoheni me një mjek.
Gjakderdhje e pazakonshme
Gjakderdhja e pazakontë është gjithnjë diçka që vlen të hetohet, edhe nëse nuk është shenjë e kancerit. Megjithatë, kjo mund të ndodhë edhe në kancerin e hershëm ose të avancuar. Nëse shikoni gjak, gjatë kollitjes, në urinë, nëse keni gjakderdhje jonormale vaginale janë të gjitha shenja të rrezikshme, për të cilat dritare.net ju sugjeron të bëni një vizitë sa më parë te një mjek.
Dhimbje barku
Nëse vazhdimisht keni dhimbje të forta barku, dritare.net iu informon se mund të jenë simptoma të kancerit. Shkaqet e mundshme janë kanceri i ezofagut, stomakut ose fytit, informon dritare.net.
Simptoma të tjera
Këto shenja dhe simptoma që sapo ju treguam janë ato më të zakonshmet që mund të shfaqen te pacientët me kancer. Por ekziston edhe një larmi e madhe e simptomave të tjera të mundshme. Këmbët e fryra, për shembull, nuk janë domosdoshmërish një simptomë kanceri. Por nëse dhimbjet dhe fryrjet në këmbë janë të pashpjegueshme dritare.net iu sugjeron të konsultoheni me mjekun tuaj. Në përgjithësi, nëse vëreni ndonjë ndryshim të madh në mënyrën se si trupi juaj duket nga jashtë, dhe sesi ndiheni ju vetë, mos prisni më gjatë në shtëpi, por shkoni për një konsultë te mjeku, këshillon dritare.net. Sepse nëse ju do të zbuloni në kohë kancerin do të rrisni ndjeshëm shanset për tu shëruar./A.C/dritare.net