1082 pozicione të lira në administratën publike
Dritare.net
Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend për vitin 2017, Departamenti i Administratës Publike thekson se numri më i lartë i pozicioneve vakante janë në kategorinë ekzekutive, ku do të zhvillohen konkurset për të pranuar rreth 675 punonjës të rinj.
Nga ana tjetër për kategorinë e ulët drejtuese ku do të hapet gara për 312 pozicione pune, dhe për kategorinë e mesme drejtuese, 85 pozicione të lira.
“Administrata është shumë e lëvizshme për shkak të dorëheqjeve, lëvizjeve, daljeve në pension, por ndërkohë është e lëvizshme edhe për shkak të dy procedurave. Ajo e zhvillimit të karrierës brenda shërbimit civil dhe ngritja në detyrë. Të dy këto procedura krijojnë vende vakante, pasi një nëpunës që lëviz nga një institucion në një tjetër lë një vend vakant. Por që trendi i vakancave shkon rreth 1100 vende”, -është shprehur drejtoresha e DAP Albana Koçiu para deputetëve./ I.M-Dritare.net