10,000 lekë gjobë nëse s’deklaroni vendbanimin fillestar apo ndryshimin
Dritare.net
Por, hartuesit e këtyre ndryshimeve kanë parashikuar një periudhë 6 mujore për hyrjen në fuqi të tij, kohë e cila konsiderohet e mjaftueshme për të bërë këto deklarime. Gjithashtu për shkak të ndarjes së re administrativo – territoriale do të bëhet edhe organizimi i shërbimit të gjendjes civile dhe të emërtimit si zyrë arkive pranë Prefektit të Qarkut, raporton Monitor.
Për herë të parë do të vendoset edhe detyrimi për bërjen e betimit në rastin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, si një e drejtë, lidhje e qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar, procedurë e paaplikueshme deri më tani. Rregullat, procedurat për kryerjen e betimit dhe teksti i tij, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon shërbimin e gjendjes civile.
Një tjetër risi ka të bëjë edhe me faktin se në regjistrin e Gjendjes Civile do të parashikohet edhe deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon periudhën për të cilën bëhet vetëdeklarimi, procedurat për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, i cili është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Një tjetër ndryshim që do të bëhet në ligj është edhe ai që parashikon mirëmbajtjen e fondit arkivor për dokumentacionin që evidenton periudha të regjistrimeve të mëparshme për vitet 1930, 1945, 1950 dhe 1974. Administrimi i këtij dokumentacioni, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, është një tjetër domosdoshmëri e kohës që kërkon një aplikim të standardeve të larta të ruajtjes së tij, duke dixhitalizuar tërësisht këtë sistem