1000 studentë ekselentë në administratë/ Brenda 24 orëve, 64 aplikime në platformën e punësimit

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Rama u premtoi studentëve ekselentë, se nëpërmjet platformës online punëtëmbarë.al, do të punësoheshin në administratë.

Kreu i qeverisë tha se pa protestën e studentëve, kjo platformë nuk do të bëhej realitet. Akoma pa u bërë 24 orë nga prezantimi i saj, burime për Lexo.al bëjnë me dije se deri tani kanë mbërritur 64 aplikime.

Kjo është një nga pikat e Paktit të Universitetit, ku Rama ka deklaruar se do të bëhet publik brenda muajit janar.

Platforma punëtëmbarë.al

Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit.

LEXO DHE :  Shehi: Të shtyhen zgjedhjet vendore dhe të bëhen bashkë me ato politike

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni. Kjo thirrje do të hapet në datë 11 janar dhe do të zgjasë deri në 10 shkurt./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.