Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, duke shtuar se betimi i presidentit të ri do të mbahet në sallën kryesore të këtij institucioni.
Ndërsa një ditë më pas, më 8 prill 2016, do të organizohet ceremonia e inaugurimit të tij në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë ku mësohet se do të jenë rreth 1 mijë të ftuar, në mesin e të cilëve edhe politikanë dhe krerë shtetesh.
Këshilltari i presidentit të ri, Ardian Arifaj, ka bërë të ditur për “Zërin” se më 8 prill do të ketë parakalim të dy presidentëve, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.
“Do të ketë parakalim të dy presidentëve, Jahjaga dhe Thaçi, para Gardës së Nderit, do të ketë një dorëzim-pranim ceremonial të detyrës dhe Jahjaga do t’ia dorëzojë presidentit Thaçi një kopje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.