100 artiste dhe intelektuale franceze firmosin një manifest kundër #MeToo: Vardisja nuk është agresion maskilist
E Shtunë 13 Janar 2018, 23:11
Dritare.net
Përdhunimi është një krim, por t’i vish rrotull në mënyrë këmbëngulese ose të ngathët nuk është një krim, as edhe kortezia një agresion maskilist, – shkruajnë qindra përkthyes, shkrimtarë, shkencëtarë dhe gazetarë. Sipas tyre, kjo valë akuzash kundër producentit të kinemasë Harvey Weinstein ka instaluar një klimë puritanizmi seksual që duhet refuzuar. Edhe pse e konsiderojnë legjitime ndërgjegjësimin për dhunën seksuale ndaj grave, sidomos në nivel profesional, pohojnë se ky çlirim i fjalës transformohet sot në të kundërt: na detyrojnë të flasim si duhet, të heshtim për atë që bezdis dhe ato që mohojnë të përulen para udhëzimeve të tilla të shihen si tradhëtare, bashkëpuntore! / Bota.al