10 ushqimet më të shëndetshme në planet

1-Limoni

1

Një kokërr limoni përmban më shumë se 100 për qind vitaminë C që ju nevojitet gjatë konsumit ditor, e cila ndihmon në rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë HDL, dhe në forcimin e kockave.

Flavonoidet citrike që gjenden tek limoni ndalojnë rritjen e qelizave të kancerit dhe veprojnë si anti-inflamatore.

Këshillohet të vendosni një fetë limon në një filxhan çaji jeshil.

2-Brokoli

2

Një brokolit mesatar përmban më shumë se 100 për qind të nevojës suaj për vitaminë K, dhe pothuajse 200 për qind të dozës të rekomanduar për vitaminë C: dy vitamina kryesore në ndërtimin e kockave.

E njëjta sasi shërben për të shmangur sëmundjet kanceroze.

Nëse e gatuani brokolion në mikrovalë, ruani 90 për qind të vitaminës C, ndërsa nëse e zieni ose e gatuani me avull, do të ruani vetëm 66 për qind të vlerave ushqyese.

3- Çokollata e zezë

3

Vetëm një e katërta e një çokollate të zezë në ditë mund të reduktojë presionin e gjakut tek individët e shëndetshëm.

Pluhuri i kakaos përmban flavonoide, antioksidantë të cilët reduktojnë kolesterolet e këqija dhe ndihmojnë në rritjen e kolesteroleve të mira.

Një çokollatë e zezë përmban rreth 53.5 flavonoide, ndërsa një çokollatë me qumësht përmban më pak se 14.

4-Patatet

4

Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë të qelizave folate.

Një patate e ëmbël ka gati tetë herë sasinë e vitaminës A që lufton kancerin dhe rrit imunitetin.

Lëreni pataten të ftohen përpara se ta konsumoni. Studimet tregojnë se nëse veproni kështu mund të digjni më shumë se 25 për qind të yndyrnave të padëshiruara, pas një vakti, falë niseshtesë që përmbajnë.

5- Salmoni

5

Është e shëndetshme sepse përmban një acidin yndyror Omega 3, i cili redukton rrezikun e depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

85 gramë salmon përmban 50 për qind niacin, çka mbron nga sëmundje të tilla si Alzajmer dhe humbja e kujtesës.

6- Arrat

6

Janë të shëndetshme sepse përmbajnë shumicën e acideve yndyrore Omega 3, i cili ndihmon reduktimin e kolesterolit.

LEXO DHE :  Këto janë ushqimet që forcojnë sistemin imunitar!

Acidet yndyrore Omega 3 kanë treguar se përmirësojnë humorin dhe luftojnë kancerin, gjithashtu mund t’ju mbrojnë ndaj dëmtimeve të diellit.

Konsumoni disa kokrra pas darke, do ju ndihmojë me gjumin.

7- Avokado

7

-Një ushqim i shëndetshëm, i cili ka dhënë fakte në studimet e kryera që ul kolesterolin me rreth 22 për qind.

-Një kokërr ka më shumë se gjysmën e fibrave dhe 40 për qind të folateve që ju nevojiten në ditë, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nëse përdorni një avokado në sallatë, ndihmoni përthithjen e vlerave ushqyese thelbësore si beta-karoten nga 3 deri në 5 herë, krahasuar me sallatën pa këtë produkt.

8-Hudhra

8

Hudhra është një luftues i fuqishëm i sëmundjeve, i cili ndalon rritjen e baktereve siç është E. Coli

Alicina, një përbërës që gjendet te hudhra, funksionon si një anti-inflamator i fuqishëm dhe ka treguar se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut.

Hudhra e freskët e grirë imët lëshon më shumë alicinë. Por kujdes, hudhra e ekspozuar në temperatura të larta për më shumë se 10 minuta, humbet vlerat ushqyese.

9-Spinaqi

9

Spinaqi përmban dy antioksidantë të rëndësishëm për shëndetin e syrit.

Studimet kanë treguar se në mesin e frutave dhe perimeve më të ushqyeshme  që luftojnë kancerin, spinaqi është një nga më efektivët.

Spinaqi është një përbërës i shëndetshëm dhe pa aromë, i cili mund të përdoret në çdo smoothie. Provoni të grini në mikser  220 gr spinaq, 50 gr karotë, 1 banane, 250 gr lëng molle dhe akull, për të pasur një pije të shijshme dhe shëndetshme.

10-Bishtajoret

10

Të konsumosh bishtajore (fasule, bizele dhe thjerrëza) katër herë në javë, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22 për qind.

Gjithashtu zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit.

Sa më të errëta të jenë fasulet, aq më shumë antioksidantë përmbajnë. Studimet kanë treguar se lëvoret e fasuleve të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidantë sesa lëvoret e fasuleve të bardha./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.