10 truke për ta bërë jetën tuaj më të lehtë
Dritare.net
Dritare.net ndan me ju sot disa sekrete të thjeshta që do ju ndihmojnë shumë të shmangni problemet e panevojshme gjatë periudhës më të mirë të vitit.
- Harrojeni për mushkonjat me kavanoza të punuar me dorë
Kavanozat e tillë të përgatitur vetë ndihmojnë për të mbajtur insektet e bezdisshme larg nga ju. Dritare.net ju mëson se si të përgatisni vetë kavanozat e vegjël dekorativ, gjysmë limoni, 2 gota raki rozmarinë, një qiri lundrues dhe një ose më shumë vajra të ndryshëm esenciale si: Eukalipt, livandë, kanellë, trumzë, barbaroze, pemë çaji, karamele mente.
Vendosini fetat e limonin dhe copat e rozmarinës në kavanoz, shtoni pak ujë dhe 10-20 pika vajra esenciale të zgjedhura. Vendoseni qiriun në krye. Dritë dhe gëzoni ditën tuaj larg insekteve!
- Shmang të kruarën e lëkurës
Nëse mushkonjat ju kanë shumë qejf dhe nuk ndalojnë së kafshuari lëkurën tuaj, mund të shpëtoni nga dhimbjet shumë lehtë duke aplikuar pastë dhëmbësh në zonën e kafshuar.
- Ruani pijet nga mushkonjat
Çfarë është me e mirë se një lëng akull i ftohtë ose një limonadë në ditët e nxehta? Por mushkonjat nuk lënë gjë pa trazuar, përveçse na kafshojnë na helmojnë dhe lëngjet. Për të ruajtur pijet nga insektet, vendosi pijes një kupë që shërben për pjekjen e kekut dhe përmes saj kaloni shumë lehtë edhe pipën.
- Të notosh në pishinën tënde
Kujt nuk i pëlqen të kalojë kohë të qetë në pishinë duke u hedhur me komordare? Por ato lehtësisht mund të shfryhen edhe nëse jeni të kujdesshëm. E gjitha çfarë ju duhet është gjetja e rrjedhjes, vendosni disa letra në majë të saj dhe pastaj i ngjitni mbi vrimën.
- Mbroni këmbët nga kallot
Ky truk është i dobishëm për ata që e duan udhëtimet në kampe. Për të mbrojtur këmbët tuaja nga dëmtimet pas një shëtitje të gjatë, ngjitni disa shirita në pjesët më të ndjeshme të këmbëve tuaja, vishni këpucë të rehatshme dhe kënaquni me kampe pa dhimbje.
- Merrni pije freskuese
Nëse doni të mbani pijet tuaja të ftohta dritare.net është këtu për t'ju ndihmuar. Vendosni pijet tuaja në një enë të mbushur me ujë të kripur. Kripa do të shkaktojë një reaksion kimik që do të bëjë që pija juaj e nxehtë të bjerë disa gradë në vetëm disa minuta.
- Hiqni rrudhat nga rrobat pa hekur
Keni nevojë të pastroni rrobat tuaja, por nuk keni hekur në dorë ose thjesht nuk ka kohë për ta bërë këtë? Dritare.net ju mëson se si ta zgjidhni këtë problem me kuba akulli. Shtoni disa prej tyre në tharëse së bashku me rrobat tuaja dhe kjo është e gjitha.
Por si ndodh? Kur tharësja nxehet, kube akulli fillon të shkrihet, duke krijuar avull me zbutje rrudhash.
- Hiqni rërën pa u lodhur
Rëra është e mrekullueshme kur është në plazh, por jo deri te rrobat tuaja. Nëse nuk doni të humbisni kohën tuaj duke larguar rërën nga çdo pjesë e sendeve tuaja , merrni një çantë rrjete në vend të një çantë të rregullt plazhi. Kjo do t'ju ndihmojë të shkundni të gjithë rërën.
- Përdorni një pe në vend të thikës
Dëshironi të hani djathë apo sallam në plazh, por keni harruar të merrni thikën? Mos bëni panik. Merrni një copë të vogël fije të pastër, shtrini atë dhe e përdorni atë si thikë. Ky truk jep rezultat edhe me frutat, perime të buta, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera.
- Përmirësoni ëndrrat tuaja me jastëk dhe çarçafë të ftohtë
Askush nuk duron të flejë në vapë i mbuluar nga djersët. Dritare.net ju ndihmon se si të bëni një gjumë të rehatshëm, fshihni disa jastëkë dhe çarçafët në frigorifer dhe i shtroni ato para se të shkojnë në shtrat. Funksionon shumë mirë./Përshtati nga Brightside Artjola Cani/ dritare.net