10 shenja të heshtura, që tregojnë se fëmija juaj është viktimë e bulizmit
Dritare.net
1. Në mëngjes, nuk dëshiron të shkojë në shkollë
Shkolla është vendi ku bulizmi është më shumë i përhapur, dhe nëse fëmija nuk pranon të shkojë në shkollë, është një sinjal jo i mirë. Nëse vazhdimisht fëmija nuk dëshiron të shkojë në shkollë me justifikime të tilla si dhimbje koke, ose në shkollë kërkon vazhdimisht infermieren për ta vizituar, në mënyrë që të largohet në shtëpi, janë shenja të bulizmit. Zakonisht dita e hënë është kur fëmijët që janë pre e bulizmit, të mos duan të shkojnë në shkollë. Pasi ata kanë kaluar dy ditë të mira me familjen, nuk dëshirojnë të kalojnë ditë të vështira.
2. Dhimbje të shpeshta koke dhe stomaku
Dhimbja e kokës dhe stomakut janë manifestime të zakonshme të stresit, ankthit që vijnë nga ngacmimet. Gjithashtu mund të jetë një ankesë për të mos shkuar në shkollë. Nëse fëmija juaj ankohet me këto simptoma, uluni dhe bisedoni me të. Dritare.net ju sugjeron t’i bëni pyetje fëmijës, në mënyrë që ai të shprehet. Kujdes! Gjithmonë bëni pyetje të hapura, duke dalë drejt në temë dhe që lënë hapësirë, për të diskutuar problemin.
3. Ndryshimi i shoqërisë
Humbja ose ndryshimi i shoqërisë, mund të jenë shenja bulizmi, sidomos te adoleshentët. Në mënyrë të ngjashme, dëshira për të mos u shoqëruar me shokët e vjetër sinjalizon këtë fakt. Ajo që ju duhet të bëni, si prindër, është të flisni me fëmijën dhe me prindërit e shokëve të fëmijës tuaj. Në këtë mënyrë do arrini të kuptoni, nëse është apo jo viktimë e bulizmit.
4. Gjumë i çrregullt
Nëse një fëmijë është nervoz dhe i shqetësuar, për të që mund të ndodhë ditën tjetër në shkollë apo diku tjetër, mund të përjetojë vështirësi në fjetje ose gjumë të çrregullt. Gjithmonë pasi të shtriheni në gjumë, kontrolloni fëmijët nëse po flenë, këshillon dritare.net
5. Qarje ose ndryshim i menjëhershëm i gjendjes emocionale
Nëse fëmija juaj ka reagime emocionale të menjëhershme rreth bisedave për shkollën dhe shoqërinë, mund të jetë një shenjë bulizmi. Fëmijët e vegjël kanë tendencë ta fokusojnë bisedën te shkolla, ndërsa adoleshentët janë më emocionalë. Sidoqoftë, përpiquni të bisedoni me fëmijët.
6. Nuk duan të ndërveprojnë me prindërit
Nëse një fëmijë dëshiron të rrijë vetëm dhe të mos bisedojë me njeri, është një shenjë bulizmi. Fëmijët gjithmonë dëshirojnë të kënaqen duke lozur dhe duke u argëtuar me prindërit, nëse papritur nuk dëshirojnë më, dritare.net ju sugjeron të flisni me të sepse mund të jetë viktimë e bulizmit.
7. Fiksohen, ose nuk duan të shohin me sy, pajisjet teknologjike
Nëse një fëmijë bie pre e bulizmit në Internet, vërehet në dy mënyra; ose varen nga pajisjet elektronike ose nuk duan t’i shohin me sy. Nëse është e para, fëmija juaj do shqetësohet kur të doni t’ja hiqni nga duart këto pajisje, por nëse është e dyta do keni vështirësi t’ja lini në dorë një të tillë. Dritare.net ju këshillon që t’u vendosni rregulla fëmijëve në përdorimin e Internetit. Fëmijët nuk tregojnë për bulizmin e ushtruar nga Internet, sepse kanë frikë se nuk do përdorin më, pajisjet teknologjike.
8. Rroba të grisura dhe shenja fizike
Rrobat e grisura në mënyrë të pashpjegueshme, sëbashku me goditjet fizike janë shenja bulizmi. Kur prindërit pyesin fëmijët rreth këtyre shenjave, fëmijët priren të mos tregojnë. Por ju duhet të insistoni, derisa fëmija të tregojë të vërtetën e asaj që ka ndodhur, sugjeron dritare.net
9. Tregoni kujdes kur fëmija transferohet në shkollë tjetër
Nxënësi, pa sistem mbështetje në shkolla, ekspozohet më shumë ndaj bulizmit. Kjo bën që fëmijët të transformohen në shkollë tjetër. Por edhe në shkolla tjera mund të has bulizëm, për shkak se është i ri aty. Prandaj, para se ta transferoni fëmijën në shkollë tjetër, siguroheni që të ketë programe që edukojnë fëmijët sesi të sillen, duke i edukuar kundër bulizmit.
10. Mbajnë një qëndrim viktime
Shpesh fëmijët e rënë pre bulizmit, marrin qëndrimin e një viktime. Ata ecin me kokën poshtë dhe nuk janë në gjendje të flasin. Këta fëmijë janë shumë të ndjeshëm ndaj dhunës, dhe nëse fëmija juaj mban një qëndrim “të butë”, dritare.net ju sugjeron ta regjistroni në kurse dhe aktivitete që nuk kanë konkurrencë me të tjerët. Në këtë mënyrë fëmija do fillojë të krijojë besim, pa u ndjerë në presion të askujt./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net